Kamal Mouhsen ka lindur në Bijello Pole. Shkollën fillore dhe të mesme i ka përfunduar në Alep të Republikës Arabe të Sirisë dhe ka përfunduar studimet themelore në fushën e gjuhës angleze të biznesit, kurse studimet e specializuara të gjuhën angleze dhe letërsisë në Fakultetin e gjuhëve të huaja të Universitetit Mediteran në Podgoricë në vitin 2013 dhe 2014.
Pas disa përvojash të shkurtra pune si në Mal të Zi ashtu edhe në Suedi, aftësitë e tij gjuhësore në gjuhën malazeze, arabe dhe angleze, si dhe njohuritë mbi kulturën, politikën dhe ekonominë e rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe të Lindjes së Mesme, e rekomandojnë atë për një angazhim profesional në Emiratet e Bashkuara Arabe. Gjatë punës së tij katërvjeçare në Emirate, nga viti 2018 deri në vitin 2022, punoji tre vjet e gjysmë në Ambasadën e Bosnjës dhe Hercegovinës në Abu Dabi, ndërsa gjashtë muajt e fundit ka kontribuar në paraqitjen e Pavijonit të Malit të Zi në ekspozitën e njohur botërore Expo 2020 në Dubai.
Ndërkohë, pas dhënies së provimit në Ministrinë e drejtësisë, të drejtave të njeriut dhe të pakicave të Malit të Zi, në vitin 2021 emërohet përkthyes i gjuhës arabe dhe malazeze. Që atëherë, ai është punësuar vazhdimisht si përkthyes, fillimisht në Emiratet e Bashkuara Arabe, e më pas pas kthimit në Mal të Zi, duke filluar nga sektori shtetëror, e më pas në atë joqeveritar dhe në sektorin privat.
Në vitin 2023, ai iu bashkua Fondacionit Joqeveritar „Aleanca Qytetare“ si përkthyes i gjuhës arabe në projektin e UNHCR me emrin „Ofrimi i ndihmës ligjore falas për azilkërkuesit, refugjatët dhe personat në rrezik të apatridisë në Malin e Zi“.
Ai është i martuar me Xhenanën dhe ka vajzën, Munën.