Na kontaktoni!

+382 20 513 687

Search
Close this search box.

Dita Ndërkombëtare e Romëve: Jeta në rrënojat e premtimeve të paplotësuara

Marrëdhënia e shtetit me komunitetin rom në Mal të Zi pasqyrohet më së miri nga shembulli i Volujicës, ku familja rome Bislimi humbi katër anëtarë dhe çatinë mbi kokë në një zjarr të tmerrshëm. Sot, pas më shumë se një viti, në vend të sigurisë së premtuar, ata përballen me varfëri, kushte të pasigurta jetese dhe heshtje institucionale.

Pavarësisht se kishte paralajmërime të qarta se do t’u sigurohej strehim, deri më sot nuk ka një zgjidhje konkrete, gjë që tregon mungesë vullneti politik dhe përgjegjësie.

Shteti shpesh nuk e njeh kompleksitetin e sfidave me të cilat përballen romët dhe as nuk u qaset atyre në një mënyrë që do të çonte në ndryshime thelbësore dhe të qëndrueshme.

Edhe pse në nivel institucional theksohet përkushtimi ndaj barazisë dhe një jete të denjë për të gjithë qytetarët, realiteti është larg kësaj. Pjesëtarët e komunitetit rom vazhdojnë të përballen me diskriminim sistematik, pengesa në arsim, qasje të vështirësuar në shëndetësi dhe pamundësi për të realizuar të drejtat themelore të njeriut. Një qasje e tillë e shtetit, e karakterizuar nga pasiviteti, papërgjegjësia dhe mungesa e vullnetit politik, kontribuon në margjinalizimin e mëtejshëm të romëve dhe thellimin e pabarazive shoqërore.

Një problem i veçantë përbëjnë edhe praktikat negative shoqërore si martesat e detyruara, të cilat, megjithëse të ndaluara me ligj, vazhdojnë të ekzistojnë, duke rrezikuar më tej të drejtat dhe perspektivat e vajzave të reja rome.

Pa vullnet të vërtetë politik dhe hapa konkretë, problemet e komuniteteve pakicë do të mbeten sinonim i indiferencës institucionale, ndersa premtimet do të jenë fjalë boshe që zbehen para peshës së realitetit.

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Romëve, Aleanca Qytetare ka realizuar një analizë mbi pozitën e romëve në Mal të Zi, e cila ka përfshirë aspektet demografike dhe pengesat me të cilat përballet ky komunitet. Vëmendje e veçantë i është kushtuar rastit të familjes Bislimi, i cili ilustron problemin e mosgatishmërisë së institucioneve për të reaguar në kohën e duhur në situata krize dhe për të gjetur një zgjidhje afatgjatë. Në fund, janë dhënë rekomandime konkrete për institucionet përkatëse dhe organizatat që merren me politikat për pakicat, me qëllimin primar të përmirësimit të pozitës së romëve në Mal të Zi.

Analizën mund ta shihni këtu

Jelena Ristoviq,
Koordinatore e projektit, Aleanca Qytetare

Shpërndajeni në rrjetet sociale

Lajmet e fundit

viber_image_2025-04-07_08-52-38-918 JR
Dita Ndërkombëtare e Romëve: Jeta në rrënojat e premtimeve të paplotësuara
grafikon horizontalni
Mali i Zi dhe negociatat me BE-në: Një maratonë pa fund?
Milan foto
Pasiviteti institucional është përkrahje e torturës policore
Inicijativa 1
Aleanca Qytetare i ka drejtuar Ministrisë së Drejtësisë një Nismë për ndryshimin e Ligjit për ndihmën juridike falas
Danijela foto 3
Stereotipet gjinore vazhdojnë të shkatërrojnë shoqërinë malazeze

Kërko