“Çështja e ndryshimit të Kodit të Procedurës Penale është absolutisht e pandashme nga parimi i gjykimit të drejtë, mbrojtja e të drejtave themelore të njeriut, por njëkohësisht edhe nga imperativi i ruajtjes së sigurisë kombëtare dhe ndjekja efektive e krimeve më të rënda,” u përmend në konferencën e sotme të Aleancës Qytetare me titullin “Paraburgimi i zgjatur: akuzat e ndërsjella pa një zgjidhje të duhur.”
Në konferencë u prezantua analiza me të njëjtin emër nga Aleanca Qytetare, e cila trajton çështjen e propozimeve për ndryshimet e Kodit të Procedurës Penale (KPP) me fokus të veçantë në zgjerimin e kohëzgjatjes maksimale të paraburgimit nga ngritja e akuzës së shkallës së parë deri në marrjen e aktgjykimit të shkallës së parë.
Panelistët në konferencë ishin Vallentina Pavlliçiq, kryetare e Gjykatës së Lartë të Malit të Zi, Millorad Markoviq, prokurori i lartë i shtetit, dhe Bojan Bozhoviq, ministër i Drejtësisë së Malit të Zi.
Duke folur për efikasitetin e gjykatave në Malin e Zi, Vallentina Pavlliçiq, kryetarja e Gjykatës së Lartë të Malit të Zi, theksoi se numri i rasteve është rritur vit pas viti në Departamentin Special, ndërsa numri i gjyqtarëve ka rënë. Ajo tha: ‘Sistemi gjyqësor ka qënë i lënë pas dore për një kohë të gjatë, dhe kjo tregon gjendjen në të cilën ndodhemi sot, kështu që ne duhet ta rikthejmë së bashku reputacionin e sistemit gjyqësor për të dhënë përgjigje ligjore ndaj problemeve me të cilat përballet Mali i Zi. Nuk jemi gati për gjithçka që na ka pritur, por nuk kemi justifikime për këtë.”
Ajo gjithashtu u bëri thirrje autoriteteve legjislative dhe ekzekutive që të bëjnë gjithçka që është në fuqinë e tyre për të siguruar që dega gjyqësore e qeverisë të marrë gjithçka që i takon – dhe kjo do të thotë se mund të flitet për përgjegjësi kur sigurohet që sistemi gjyqësor të zhvillohet në mënyrën siç përfaqësohet në demokracinë perëndimore.
Duke komentuar çështjen e kohëzgjatjes së paraburgimit, Pavlliçiq theksoi se joefikasiteti i sistemit gjyqësor nuk duhet të jetë arsyeje që dikush të kaloji kaq shumë vite në paraburgim.
Millorad Markoviq, prokurori i përgjithshëm i shtetit, duke komentuar luftën kundër krimit të organizuar, theksoi se lufta kundër krimit të organizuar ka ndryshuar dukshëm në dy dekadat e fundit, dhe se sistemi dhe ligjet duhet të përshtaten me sfidat bashkëkohore që krimi i organizuar sjell me vete, por duke respektuar të drejtat e njeriut.
Duke folur për bashkëpunimin me institucionet tjera shtetërore në Mal të Zi, Markoviq theksoi rëndësinë e komunikimit profesional dhe institucional, sepse në atë nivel ndërtohet efikasiteti dhe produktiviteti.
Ai gjithashtu shtoji se kur institucionet tona të jenë të forta, atëherë interesimi publik do të jetë më i vogël sepse qytetarët do të kenë më shumë besim tek ato.
Duke komentuar ndryshimet në KPP, Bojan Bozhoviq, ministër i Drejtësisë, tha se KPP i ri do të shkruhet në atë mënyrë që të jetë një zgjidhje e mirë dhe e qëndrueshme dhe një burim cilësor i ligjit. Ai deklaroi se: “Për disa ditë do të kemi mbledhjen e parë të grupit të punës për ndryshimin e KPP-së dhe do të ketë shtatëmbëdhjetë anëtarë, që do të thotë se Ministria e Drejtësisë do të përgatisë ndryshimet e KPP ekzistuese dhe do të përgatisë materialin për kodin e ri.”
“Këtë Kod e ka shtypur koha, prandaj ne po reagojmë në përputhje me rrethanat dhe jemi të kënaqur që kemi iniciativa për atë që duhet rregulluar. Tani problemet janë lokalizuar dhe jemi të hapur për sugjerime dhe kritika. Çdo iniciativë duhet të jetë e hapur për publikun dhe duhet të kalojë në gjykatën e KE-së”, tha Bozhoviq.
Kur është fjala për propozimin për ndryshimin e KPP-së, i cili i referohet kohëzgjatjes së paraburgimit nga tre në pesë vjet, Bozhoviq tha se iniciativa ka ardhur në momentin kur në Mal të Zi ndodhnen vrasje të reja, kur kishim edhe një seancë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, me përfundime që përputhen me iniciativën, por edhe një fakt tjetër i rëndësishëm se sistemi gjyqësor qënë në gjendje të përkohshme. Ai gjithashtu deklaroi: “Në Bashkimin Evropian, të paktën tetë vende kanë afate kohore shumë më të gjata ose nuk kanë afat kohor të caktuar të paraburgimit”.
Forumi u hap nga Milan Radoviq, Drejtor i Programit të Aleancës Qytetare, Hane Meldgard, zëvendës Shefe e Misionit në Ambasadën e Mbretërisë së Norvegjisë dhe Dajana Cvjetkoviq, menaxhere e projektit SMART Balkans.
Sipas Hana Meldgard, Zëvendës Shefe e Misionit në Ambasadën e Mbretërisë së Norvegjisë, Mali i Zi ndërmori shumë hapa të guximshëm në periudhën e mëparshme, ndërsa Norvegjia mbështet shoqërinë e saj dhe mënyrën sesi sillen zgjidhjet e mira përmes Smart Balkans, duke u fokusuar në të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit.
Duke e njohur kompleksitetin e temës lidhur me paraburgimin në Mal të Zi, Aleanca Qytetare po jep një kontribut të madh me diskutimin e sotëm me ekspertët, tha Meldgard.
Jemi të lumtur që jemi në gjendje të mbështesim më shumë se 100 organizata në Ballkanin Perëndimor përmes këtij mekanizmi, por gjithsesi ju jeni ata që e bëni punën duke gjetur zgjidhjet e duhura, përfundoi ajo.
Dajana Cvjetkoviq, menaxhere e projektit SMART, theksoi se është shumë e rëndësishme të shihet një organizatë që ka zero tolerancë ndaj shkeljeve të të drejtave të njeriut dhe që sistematikisht u qaset problemeve, të cilat, sipas saj, duhet të jenë udhërrëfyes dhe nxitje se në cilin drejtim duhet të shkohet.
Duke komentuar temën që Aleanca Qytetare po e trajton në konferencën e sotme, Cvjetkoviq theksoi se burgjet janë një vend shumë specifik ku ekziston një kulturë tjetër jetese, sepse është e kufizuar, por njerëzit aty jetojnë dhe duhet të jetojnë një jetë të denjë për njeriun, për këtë arsye këto projekte janë të rëndësishme për rezultatet që sjellin.
Ky eveniment organizohet me mbështetjen e projektit rajonal SMART Balkans, i cili zbatohet nga Qendra për Promovimin e Shoqërisë Civile (CPCD), Qendra për Kërkim dhe Politikëbërje (CRPM) dhe Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM), dhe mbështetet financiarisht nga Ministria e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Norvegjisë.