Na kontaktoni!

+382 20 513 687

Search
Close this search box.

32 vjet nga vdekja e Srgjan Aleksiqit

Me rastin e 32 vjetorit të vdekjes së Srgjan Aleksiqit, Aleanca Qytetare organizoi të hënën më 27 janar një tubim përkujtimor në bulevardin në Podgoricë që mban emrin e tij.

Srgjan Aleksiqi, simbol i guximit dhe solidaritetit vetëmohues, humbi jetën duke mbrojtur atë që duhet të jetë themeli i çdo shoqërie – jetën dhe dinjitetin njerëzor. Në një kohë përçarjeje dhe urrejtjeje, veprimi i tij tregoi se njerëzia dhe kujdesi për tjerin nuk kanë kufij dhe i kapërcejnë të gjitha pengesat.

Aleanca Qytetare është e përkushtuar për të ruajtur kujtimin e atyre që me veprat e tyre dëshmuan forcën e humanizmit. Ne theksojmë rëndësinë e përballjes me të kaluarën, pasi harresa çon në përsëritjen e gabimeve, ndërsa kultura e përkujtimit ndihmon në ndërtimin e një shoqëri më të drejtë.

Trashëgimia e Srgjan Aleksiqit duhet të mbetet udhërrëfyes për të ardhmen – një shoqëri në të cilën solidariteti, guximi dhe vlera e çdo individi janë parime të pacenueshme.

Shpërndajeni në rrjetet sociale

Lajmet e fundit

Vizual
Aleanca Qytetare përmes Shkollës së Studimeve Politike forcon dialogun rajonal mbi Agjendën e Gjelbër
Milan Radović
Drejtoria e Policisë ndërpreu mbikëqyrjen civile mbi veprimet e zyrtarëve policorë ndaj personave të privuar nga liria
9.7
Në Kuvendin e Malit të Zi u hapën ekspozita me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit dhe Shënimit të Gjenocidit në Srebrenicë
klapuh-web
Aktgjykimi i parë për krime lufte në Mal të Zi ende pa një epilog të plotë
Danijela Darmanović, fotografija 3
ASK të përmirësojë raportimin për para për organizatat e grave në subjektet politike

Kërko