FotografijaVizita kulturore e nxënësve të shkollës së mesme IP ShMP “Ivan Goran Kovaçiq” nga Herceg Novi në komunën e Rozhajës u realizua me qëllim forcimin e dialogut ndërkulturor dhe shkëmbimit të përvojave mes të rinjve nga mjedise të ndryshme. Vizita u zhvillua nga data 8 deri më 10 maj 2025.
Gjatë kësaj vizite, nxënësit qëndruan në Gjimnazin “30 Shtatori” në Rozhajë, ku u njohën me bashkëmoshatarët e tyre, të cilët në shtator do ta kthejnë vizitën në Herceg Novi. U organizua edhe një ligjëratë edukative mbi temat e ndërkulturalizmit, tolerancës dhe dialogut, duke forcuar më tej rolin e arsimit në promovimin e vlerave shoqërore.
Në kuadër të vizitës njëditore, nxënësit e shkollës së mesme nga Herceg Novi vizituan shumë lokalitete kulturore dhe historike, përfshirë Muzeun Etnografik “Kulla e Ganiqëve”, xhaminë e Kuçanëve, kishën “Ruzhica”, muzeun privat “Shtëpia e Pepiqëve”, si dhe fshatin etnografik Jela, ku u shoqëruan në mënyrë joformale me mikpritësit e tyre. Vizita u plotësua me eksplorimin e bukurive natyrore të zonës së Rozhajës, duke pasuruar edhe më tej përvojën e tyre.
Mbrëmja kulturore, e organizuar si ngjarja qendrore e kësaj vizite, iu kushtua ndërkulturalizmit, tolerancës dhe dialogut. Të pranishmëve iu drejtuan Agim Laiq, drejtor i Gjimnazit “30 Shtatori”, dhe Allmir Avdiq, kryetar i Kuvendit të Komunës së Rozhajës.
Avdiq theksoi se vetëqeverisja lokale mbështet fuqishëm iniciativat që kontribuojnë në zhvillimin e respektit të ndërsjellë dhe tolerancës, si dhe se përfaqësuesit e pushtetit kanë përgjegjësinë të jetojnë sipas vlerave të ndërkulturalizmit dhe t’i zbatojnë ato në praktikë. Laiq foli për rolin e shkollës si hapësirë nga e cila të rinjtë mund të rriten si qytetarë të përgjegjshëm, të hapur për dialog dhe mirëkuptim, veçanërisht në kontekstin e sfidave që sjellin rrjetet sociale dhe mediat moderne.
Laiq foli për rolin e arsimit dhe të programeve shkollore në promovimin e ndërkulturalizmit, duke rikujtuar rëndësinë e përmbajtjeve mësimore përmes të cilave nxënësve mund t’u afrohen temat e diversitetit dhe të respektit. Ai u ndal edhe te sfidat aktuale që paraqesin rrjetet sociale dhe mediat moderne, duke theksuar se shkolla duhet të jetë një faktor korrigjues dhe një hapësirë nga e cila të rinjtë mund të zhvillohen si qytetarë të përgjegjshëm, të hapur për dialog dhe mirëkuptim.
Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit “Së bashku për fuqizimin e kulturës së tolerancës dhe barazisë”, i cili zbatohet nga Aleanca qytetare me mbështetje financiare nga Fondi për mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të pakicave.