Vojo Gjuranoviq ka lindur ne Cetinje. Shkollën e mesme e ka përfunduar në Podgoricë dhe ka marrë diplomen për teknik grafik-libërlidhës.
Ka punuar si grafik në NJP “Pobjeda”, Jugobanci AD Podgoricë dhe në kompaninë për shërbime grafike “Offset”. Nga viti 2008 deri në fund të vitit 2018, ai ishte i punësuar në OJQ Qëndra ligjore në disa projekte të UNHCR-së. Ka marrë pjesë në disa trajnime dhe seminare të dedikuara për fushën e projekteve. Në vitin 2008 ka vizituar Qendrën për Akomodimin e Azilkërkuesve në Banja Koviljaçë, ku ka marrë informacionet e para për mënyrën e punës dhe nevojat e këtyre personave.
Nga viti 2017 deri në fund të vitit 2018 ka punuar si punëtor në terren në OJQ-në Qëndra ligjore dhe më pas ka filluar të bëjë të njëjtën punë në OJQ-në Aleanca qytetare. Nëpërmjet punës së tij në AQ, ai fitoi përvojë dhe aftësi të mëdha komunikimi me personat që kërkojnë azil në vendin tonë, si dhe ata që duan të vazhdojnë udhëtimin e tyre drejt shteteve të Evropës Perëndimore. Gjatë kësaj përiudhe, ka realizuar më shumë se 12,000 intervista me këta persona. Nëpërmjet punës së tij në AQ, mori pjesë në disa trajnime lidhur me këtë projekt, duke përfshirë një leksion nga Oleg Kolomijets, Këshilltar i lartë rajonal për sigurinë në terren për Evropën, mbi temën e sigurisë në punën me këta persona, dhe Trajnimin për kompetencën kulturore dhe ndërmjetësimin kulturor, ku ligjërues ishin prof. Elvira Musica dhe Jamen Hrekes, dhe të tjerë.
Që nga fillimi i angazhimit të tij në këto punë, ai shkroi një numër të madh raportesh ditore, mujore, gjashtëmujore dhe vjetore për punën me migrantët dhe përmes komunikimit ka ofruar informacione dhe këshilla të nevojshme këtyre njerëzve shpesh fatkeq.
Vojo është i martuar me Verën, me të cilën ka dy fëmijë të rritur, Marien dhe Matijan. I pëlqen sporti dhe muzika, kurse hobi i tij është riparimi dhe mbrojtja e librave të vjetër. Librat më të vjetër që ai redaktoi janë “Psalteri”, i shtypur në Shën Petersburg më 1833 dhe “Minej” i vitit 1835 me një dedikim të Njegoshit.