Na kontaktoni!

+382 20 513 687

Search
Close this search box.

Ekipi ynë

Almir Çausheviq

Këshilli i AQ

Almir Çaushoviq është lindur në Ulqin. Ai ka përfunduar Fakultetin e shkencave politike, degën e studimeve evropiane (studime të ciklit të parë dhe të specializuar), në Universitetin e Malit të Zi në Podgoricë në vitin 2010, ndërsa studimet master i ka përfunduar në Universitetin Karl Franc në Graz, në kuadër të Qendrës për studimet e Evropës Juglindore, në vitin 2019. Temën e magjistraturës, nën mbikëqyrjen e Florian Bieber, me titull „Minoriteti shqiptar në Malin e Zi: mes bashkëpunimit dhe nënshtrimit“, e ka publikuar në një libër që është i disponueshëm në gjuhët angleze, shqipe dhe malazeze. Përveç arsimit formal, ka ndjekur një sërë trajnimesh që lidhen me integrimet evropiane, sundimin e ligjit, pajtimin dhe ballafaqimin me të kaluarën, qeverisjen e mirë, udhëheqësinë dhe implementimin e projekteve të BE-së.

Angazhimin e tij në sektorin civil e filluar që në vitin 2007, duke marrë pjesë në aktivitetet e Nismës së rinisë për të drejtat e njeriut dhe ka qenë i angazhuar në monitorimin dhe dokumentimin e shkeljeve të të drejtave të njeriut dhe të pakicave në Mal të Zi. Gjithashtu, ai ka mbikëqyrur zgjedhjet në Kosovë dhe në Ukrainë si vëzhgues i rrjetit ENEMO, si dhe zgjedhjet në Mal të Zi. Ai ka zhvilluar punë kërkimore lidhur me tema të ndryshme shoqërore dhe politike, si dhe ka qenë i angazhuar si ligjërues në seminare dhe punëtori të ndryshme mbi temën e integrimeve euroatlantike. Për një periudhë të gjatë, ka punuar në OJQ-në Monitoring Group nga Ulqini, me të cilën ka realizuar një sërë projektesh që kanë të bëjnë me qeverisjen e mirë, sundimin e ligjit, të drejtat e pakicave, monitorimin dhe hulumtimin e punës së ndërmarrjeve lokale dhe institucioneve publike. Almiri ka qenë gjithashtu një bashkëpunëtor aktiv i një numri të madh organizatash joqeveritare në Mal të Zi.

Gjatë angazhimit të tij profesional, ai ka punuar edhe në Delegacionin e Bashkimit Evropian në Mal të Zi si asistent administrativ dhe teknik në sektorin e infrastrukturës, ndërkohë ka bashkëpunuar edhe me organizata kombëtare dhe ndërkombëtare në fushën e prokurimeve publike dytësore dhe menaxhimit të projekteve. Gjithashtu, vitet e fundit është përfshirë në programet bilaterale të bashkëpunimit ndërkufitar IPA, në kuadër të të cilave ofron mbështetje për strukturat e menaxhimit të programeve, përdoruesit e mundshëm të fondeve të BE-së dhe përdoruesit e projekteve.

Ai është një nga autorët e disa raporteve për të drejtat e pakicave, gjendjen e të drejtave të njeriut në Mal të Zi, politikat gjinore, korrupsionin, qeverisjen e mire dhe gjithashtu ka marrë pjesë në procesin e hartimit të raporteve në kuadër të Rishikimit të Përgjithshëm Periodik (UPR) të të drejtave të njeriut.

Almiri prej shumë vitesh merret me futboll, të cilin e ka një hobi që e ndjek rregullisht.

Almir ka pasur një angazhim të gjatë në futboll, i cili ka mbetur një hob të cilin e ndjek rregullisht.