Na kontaktoni!

+382 20 513 687

Search
Close this search box.

Forumi “Jeta politike e Malit të Zi: demokraci reale apo e sajuar

Moduli i parë i gjeneratës së 22-të të Shkollës së Studimeve Politike (SHSP) me titull “Jeta Politike e Malit të Zi: Demokraci reale apo e sajuar” u mbajt fundjavën e kaluar në Ulqin.

Përmes diskutimeve të shumta gjatë tre ditëve, biseduam në detaje mbi momentin aktual të BE-së, potencialin politik të grave dhe minoriteteve, si dhe mbi mënyren se si elitat politike e kanë shfrytëzuar këtë temë në hapësirën publike prej vitesh.

Pjesëmarrësit e SHSP-së janë përfaqësues të partive politike, institucioneve shtetërore, organizatave ndërkombëtare dhe joqeveritare dhe mediave.

Ligjërues në modulin e parë të gjeneratës së 22-të ishin: Predrag Zenoviq – kryenegociator i Malit të Zi me Bashkimin Evropian, Gordana Gjuroviq – profesoreshë në Fakultetin Ekonomik, Genci Nimanbegu – kryetar i Komunës së Ulqinit, Goran Deliq – ekspert i komunikimit dhe Senad Gilaj – redaktor i redaksisë për pakicat në TVMZ

Ky modul i SHSP-së mbështetet financiarisht nga Ministria e Çështjeve Evropiane, Fondi për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave dhe Këshilli i Evropës.

 

 

Galeri

Shpërndajeni në rrjetet sociale

Lajmet e fundit

Petar Vukčević, fotografija
Simboli i luftës kundër dhunës ka gjetur një strehë të sigurt në Mal të Zi
Danijela Darmanović, fotografija
Rritja e kuotave është një hap përpara, por pa ndryshimin e ambientit nuk ka vlera evropiane
vizual - partijski obračuni
Në vend që të largojë paqartësitë, Komisioni për siguri dhe mbrojtje e thelloi edhe më shumë mosbesimin e qytetarëve ndaj institucioneve të sistemit
panel, fotografija
Barazia gjinore nuk është kërkesë evropiane, por normë civilizuese
Danijela Darmanović, fotografija
Pabarazia gjinore po pengon rrugën evropiane të Malit të Zi

Kërko