Na kontaktoni!

+382 20 513 687

Search
Close this search box.

Aktgjykimi i parë për krime lufte në Mal të Zi ende pa një epilog të plotë

Ndërsa Mali i Zi po i afrohet përfundimit të negociatave me BE-në, vendi ku u vra familja Kllapuh, si dhe vendet e tjera të krimeve të luftës, ende mbeten pa shenja përkujtimore dhe pa një epilog të plotë juridik dhe shoqëror.

Janë bërë 34 vjet nga vrasja e Hasanit, Ferides dhe Senes Kllapuh, një familjeje boshnjake nga Foça, të cilët më 6 korrik 1992, në urën “Obrad Cicmill” në Pluzhine, u vranë nga pjesëtarë të njësisë “Dragan Nikoliq” të Ushtrisë së Republikës Serbe. Edhe pse ky krim që në vitin 1996 u bë krimi i parë i luftës kundër popullsisë civile në Mal të Zi për të cilin është dhënë një aktgjykim i formës së prerë, dënimin e ka vuajtur vetëm personi i dënuar për mosraportimin e veprës penale dhe të autorëve të saj.

Hasan Kllapuh, bashkëshortja e tij Ferida dhe vajza e tyre Sena u larguan nga Foça, duke u përpjekur të gjenin strehim në Mal të Zi. Në vend të sigurisë, ata u përballën me vdekjen. Pas premtimit se do të transportoheshin në mënyrë të sigurt përtej kufirit, pjesëtarët e njësisë “Dragan Nikoliq” i çuan deri te ura në Pluzhine, ku i vranë dhe i hodhën në kanionin e lumit Piva.

Gjykata e Lartë në Podgoricë, në vitin 1996, e kualifikoi përfundimisht këtë rast si krim lufte kundër popullsisë civile. Janko Janjiq, Radomir Kovaç, Zoran Simoviq dhe Zoran Vukoviq u dënuan me nga 20 vjet burg secili, ndërsa ndihmësi i tyre, Vidoje Golubiq, u dënua me tetë muaj burg për mosraportimin e veprës penale dhe të autorëve të saj. Vetëm Golubiq e vuajti dënimin.

Pas më shumë se tre dekadash, është bërë përparim në zbardhjen e fatit të familjes Kllapuh. Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur njoftoi se, përmes analizës se ADN-së, është konfirmuar paraprakisht identiteti i mbetjeve mortore të Ferides dhe Senes Kllapuh, të gjetura në Nikshiq. Kërkim për mbetjet mortore të Hasan Kllapuh vazhdon ende.

Edhe pse bëhet fjalë për krimin e parë të luftës të gjykuar me aktgjykim të formes së prerë në Mal të Zi, në urën “Obrad Cicmill” edhe sot nuk ekziston asnjë përmendore që do të perkujtonte familjen e vrarë. Prandaj, edhe një herë u bëjmë thirrje institucioneve kompetente që, në përputhje me ligjin, të vendosin një pllakë përkujtimore në vendin e krimit.

Komisioni Evropian në vazhdimësi thekson se ndjekja penale e krimeve të luftës, lufta kundër pandëshkueshmërisë, respektimi i të drejtave të viktimave dhe zbardhja e fatit të personave të zhdukur përbëjnë një pjesë të rëndësishme të kritereve në kuadër të Kapitullit 23, i cili lidhet me sundimin e ligjit dhe të drejtat themelore.

Vendet e vuajtjeve ende mbeten pa shenja përkujtimore, ndërsa krimet e luftës të viteve ’90 pothuajse nuk janë pjesë e sistemit arsimor. Për këtë arsye, është e rëndësishme që institucionet të kultivojnë një kulturë të kujtesës të bazuar në faktet e vërtetuara gjyqësisht dhe të sigurojnë përkujtimin dinjitoz të vendeve ku kanë humbur jetën civilët.

Shpërndajeni në rrjetet sociale

Lajmet e fundit

GA 15 logo-01
Institucionet malazeze si pengje të standardeve të dyfishta ndaj drejtësisë ndërkombëtare
zajednička foto
Integrimi evropian mund të jetë një stimul për reformat demokratike, por anëtarësimi në BE në vetvete nuk garanton një demokraci më të fortë
Vizual
Aleanca Qytetare përmes Shkollës së Studimeve Politike forcon dialogun rajonal mbi Agjendën e Gjelbër
Milan Radović
Drejtoria e Policisë ndërpreu mbikëqyrjen civile mbi veprimet e zyrtarëve policorë ndaj personave të privuar nga liria
9.7
Në Kuvendin e Malit të Zi u hapën ekspozita me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit dhe Shënimit të Gjenocidit në Srebrenicë

Kërko