Diskriminimi ndaj pjesëtarëve të popullsisë rome, por edhe ndaj grave, është një problem kompleks, të shkaktuar nga paragjykimet shoqërore, padrejtësitë institucionale dhe pabarazitë ekonomike, është përmbyllja e panelit të titulluar “Mali i Zi një fushë e pafund diskriminimi” që u organizua sot në Sallën Blu të Rektoratit nga Aleanca Qytetare.
Fatmir Gjeka, ministër i të drejtave të njeriut dhe të pakicave, theksoji se ndryshimet dhe plotsimet e Ligjit për zgjedhjen e këshilltarëve dhe deputetëve duhet të mundësojnë veprimtari afirmuese për popullatën rome, në mënyrë që ata të kenë mundësinë të jenë pjesë e parlamentit dhe që nga kjo pozitë të udhëheqin një luftë të drejtpërdrejtë për të drejtat e tyre.
Duke komentuar zgjidhjet ligjore ekzistuese, ai theksoji se po punohet për “një ligj të ri për mbrojtjen e barazisë dhe ndalimin e diskriminimit, Ligjin për Mbrojtësin/en e të drejtave dhe lirive të njeriut në Mal të Zi, si dhe Ligjin për njohjen ligjore të identitetit gjinor në bazë të vetëvendosjes”, duke theksuar se, perveç një kuadri të mire ligjor, është e nevojshme të punohet për forcimin e institucioneve në qellim të ndertimit të besimit të qytetarëve.
Radinka Qinqur, deputete në Kuvendin e Malit të Zi, duke vënë në dukje faktin se më shumë se 50% e popullsisë malazeze përbëhet nga gra, prej të cilave 60% kanë arsim të lartë dhe 80% kanë përfunduar studimet master, bën thirrje që të përfshihen në politikë dhe të mos lejojnë që vetëm burrat të jenë në poste drejtuese dhe të vendosin për çështje që kanë të bëjnë me pozitën e tyre.
Ajo theksoi se në pozitat vendimmarrëse duhet të jenë më të aftët, gjë që, sipas saj, aktualisht në Mal të Zi nuk është rasti.
Sinisha Bjekoviq, Mbrojtësi i të drejtave dhe lirive të njeriut, theksoi se gratë janë kategoria më e cenueshme dhe se me shfaqjen në skenën politike dhe marrjen e detyrës, ato automatikisht bëhen objekt sulmi.
Duke komentuar pozitën e popullatës rome në Mal të Zi, Bjekoviq theksoi rëndësinë e marrjes së statusit e të dretave civile, pa të cilin është e pamundur të flitet për realizimin e të drejtave dhe lirive të garantuara me Kushtetutë. Ai beson se burrat dhe gratë rome mund të jenë pjesëmarrës gjithëpërfshirës dhe aktivë në jetën shoqërore dhe se përmes inkubatorëve të bizneseve të vogla mund të kontribuojnë për veten dhe shtetin.
Në fjalën e tij hyrëse, Milan Radoviq, drejtor i programit të Aleancës Qytetare, tha se multikulturalizmi, si vendim themelor i Malit të Zi, i bazuar në mungesën e diskriminimit, kërkon angazhimin e të gjithë akterëve, sepse ndërtimi i tij është një proces i vazhdueshëm që varet shumë nga ambienti politik dhe tejkalimi i sfidave të shumta.
Gjovani Gabasi, ushtrues detyre i misionit të OSBE-së në Mal të Zi, thekson se zgjidhja e problemit të diskriminimit kërkon bashkëpunim ndërmjet institucioneve qeveritare, shoqërisë civile dhe partnerëve ndërkombëtarë. Gjithashtu, kërkon që secili prej nesh të marrë përgjegjësinë, të kuptojë dhe të luftojë paragjykimet, në mënyrë që të sigurohen mundësi të barabarta për çdo individ.
Paneli i sotëm zyrtarisht shënoi fillimin e modulit të dytë të Shkollës së Studimeve Politike dhe Akademisë për Gra, të cilin Aleanca Qytetare e organizon këtë fundjavë në Budva.