Na kontaktoni!

+382 20 513 687

Search
Close this search box.

Forumi “Mali i Zi një fushë e pafund diskriminimi”

Moduli i dytë i Shkollës së Studimeve Politike (SHSP) me titull “Mali i Zi një fushë e pafund diskriminimi” u mbajt nga 23 deri më 24 nëntor në Budvë.

Në ligjëratat hyrëse me Millosh Beshiqin, profesor në Fakultetin e shkencave politike në Beograd, dhe Sllaven Zhivkoviqin, drejtor i agjencisë De Facto, trajtuam në detaje të dhënat statistikore që paraqisnin tendencat e diskriminimit në Mal të Zi gjatë periudhës 2012-2022, dhe u sqarua më tej kuptimi i vlerave të shoqërisë malazeze.

Një vulë të veçantë këtij moduli i dha paneli me titull “Si u krijua një shoqëri në të cilën romët janë simbol i diskriminimit?”. Fana Delija, Elvis Berisha dhe Nevenka Vuksanoviq ndanë përvojat e tyre me pjesëmarrësit e SHSP-së, të cilat më së miri ilustrojnë praninë e diskriminimit në rrugëtimin e tyre personal dhe profesional.

Gjithashtu, diskutuam për shkaqet dhe pasojat e braktisjes së hershme të arsimit, modelet më të mira të politikës gjithëpërfshirëse, gjuhën rome, si dhe shumë tema të tjera.

 

 

Galeri

Shpërndajeni në rrjetet sociale

Lajmet e fundit

panel
Rezultatet konkrete dhe transparente të drejtësisë janë kyçe për rikthimin e besimit të qytetarëve
analiza-web
Njëzet vjet reforma pa rritje të dukshme të besimit në sistem gjyqësor
Trashëgimia e së kaluarës dhe përgjegjësia e lidëreve dhe lidereve të rinj për të ardhmen
Panel I
Ndikimet politike dhe mungesa e transparencës vazhdojnë të jenë të pranishme në arsim
GA 16x9 bez teksta
Pothuajse gjysma e të rinjve mendojnë se institucionet nuk i dëgjojnë, pjesëmarrje pa ndikim të vërtetë

Kërko