Na kontaktoni!

+382 20 513 687

Search
Close this search box.

MILAN RADOVIQ MORI PJESË NË PROGRAMIN PËR VIZITORËT NDËRKOMBËTAR NË USA

Programi u mundësua nga Qeveria e Shteteve të Bashkuara, në kuadër të Programit për Vizitorët Ndërkombëtar (IVLP), me temën “OJQ-të dhe aktivizmin qytetar”.

Pjesëmarrësit patën mundësinë të njihen me punën e një numri të madh të organizatave jofitimprurëse në Shtetet e Bashkuara: Washington (DC), New York (Nju Jork), qyteti i Iowa-s (Iowa City), Portland (OR), St Louis (Shën Luis, Misuri ), Milwaukee (Milwaukee, Wisconsin). Ndër të tjera, pjesëmarrësit vizituan United States Department of State, Human Rights Watch, Human Rights First, The University of Iowa Center for Human Rights, National Democratic Institute (NDI), Galup dhe të tjerë. Pjesëmarrësit patën mundësinë të vizitojnë familjet amerikane, të punojnë vullnetarisht dhe për të parë një numër të madh të aktiviteteve kulturore dhe sportive që u organizuan në periudhën e vizitës. Përvojat dhe praktikat e mira të fituara gjatë këtyre aktiviteteve, për pjesëmarrësit do të jenë të dobishme në punën e ardhshme, si dhe kontaktet dhe rrjetat me organizata në SHBA dhe organizata tjera që ishin pjesëmarrës.

milan-amerika2

Pjesëmarrësit në program ishin nga Kili, Egjipti, Finlanda, Etiopia, Haiti, Hungaria, India, Izraeli, Italia, Xhamajka, Maroku, Hollanda, Ruanda, Serbija, Afrika e Jugut, Sri Lanka dhe, natyrisht, Mali i Zi.

 

Shpërndajeni në rrjetet sociale

Lajmet e fundit

panel
Rezultatet konkrete dhe transparente të drejtësisë janë kyçe për rikthimin e besimit të qytetarëve
analiza-web
Njëzet vjet reforma pa rritje të dukshme të besimit në sistem gjyqësor
Trashëgimia e së kaluarës dhe përgjegjësia e lidëreve dhe lidereve të rinj për të ardhmen
Panel I
Ndikimet politike dhe mungesa e transparencës vazhdojnë të jenë të pranishme në arsim
GA 16x9 bez teksta
Pothuajse gjysma e të rinjve mendojnë se institucionet nuk i dëgjojnë, pjesëmarrje pa ndikim të vërtetë

Kërko