Na kontaktoni!

+382 20 513 687

Search
Close this search box.

AQ FITOI: GJYKATA E STRASBURGUT KONFIRMOI TORTURËN NË IESP

Për fat të keq, duhet të themi se ky vendim ka treguar një numër mangësish në funksionimin e sistemit gjyqësor në Mal të Zi. Posaçërisht, injoranca dhe kokëfortësia e organeve kompetente na pruri deri te një turp ligjor, sepse secili nga 262,000 persona që e shikuan videon në Youtube (www.youtube.com/watch?v=qcdJjed1aAc), ka pas rastin ta shoh se për çka bëhët fjalë. Aktgjykimi, i cili u iniciua nga padia jonë, e përpiluar nga avokatja Azra Jasaviq, është një pikë kthese në luftë për një shoqëri pa torturë të cilën e kemi filluar tetë vjet më parë.

Aktgjykimi i Gjykatës të Strasburg ka deklaruar që ka pasur një shkelje të nenit 3 të Konventës dhe se shteti duhet të kryejë një hetim të plotë dhe të pavarur. Gjykata e Strasburgut ka një logjikë të kundërt ligjore nga Sasha Çagjenoviq, zëvendësi i Prokurorit Themelorë të Shtetit, i cili për këtë çështje lëshoi Vendimin për shkarkimin e akuzës penale për vepër penale, torturë dhe keqtrajtimit, sepse ai mendonte se në veprimet e zyrtarëve të IESP-së nuk kishte elemente thelbësore të kësaj vepre penale, e as për vepra të tjera penale që ndiqen sipas detyrës zyrtare.

Poashtu, aktgjykimi i gjykatës në Strasburg ka deklaruar se vendimi i Prokurorit të Shtetit që të ndërprejë procedurën penale nuk ishte e bazuar në një vlerësim adekuat të të gjitha fakteve relevante që kishte në dispozicion në këtë rast, veçanërisht faktet e Avokatit të Popullit dhe rezultatet e procedurës disiplinore.
Me këtë nuk u pajtuan as gjyqtarët malazezë. Gjykata Themelore në Danillovgrad në dy raste – herën e parë nga trupi gjykues i përbërë nga Vlladimir Novoviq, Zhelko Raiçeviq dhe Zhelko Vukoviq, dhe herën e dytë në panelin e gjyqtarëve Nina Mitroviq, Vlladimir Novoviq dhe Zhelko Raiçeviq, refuzoi kërkesën për hetimin e veprës penale të abuzimit, torturës dhe lëndimeve e rënda trupore. Për herë të parë, gjykata në Danillovgrad refuzoi kërkesën për një hetim duke shpjeguar se kërkesa për hetim duhet të dorëzohet Prokurorit Themelorë të Shtetit, edhe pse prokuroria kishte refuzuar për të kryer hetimin dhe njoftoi se nuk ka elemente të krimit, pa marr parasysh që kërkesa ishte dorëzuar nga udhëzimi ligjor i prokurorit Çagjenoviq. Herën e dytë, gjykata në Danillovgrad refuzon kërkesën për hetim dhe shpjegon se forca që është pëdorë ndaj të dëmtuarëve Miliq/Nikeziq nuk ka pas për qëllim nxjerrjen e një pranimi, për të frikësuar apo për të denuar në mënyrë të paligjshme, e as që është përdorë në një mënyrë që fyen dinjitetin njerëzor, por ishte e domosdoshme për shkak se forca u përdor për të eliminuar rezistencën që kishin bërë Miliq dhe Nikeziq. Të gjithë ata që e panë videon e dinë se Miliq dhe Nikeziq nuk kanë rezistuar dhe se ata ishin trajtuar në kundërshtim me dinjitetin njerëzor.

Kaq mbi prokurorinë dhe gjyqësinë, si dhe senzibilitetin e tyre ndaj të drejtave të njeriut. Ato akoma merren me drejtësi dhe disa prej tyre janë promovuar.
Më vonë, në procedurën para Gjykatës së të Drejtave të Njeriut në Strasburg, qeveria ka vendosur të refuzojë sugjerimin për një marrveshje jashtgjyqësore, të cilën atëherë e dha përfaqësuesi ligjor i Malit të Zi përpara Gjykatës, e sot Ministri i Drejtësisë, Zoran Pazhin. Shpjegimi ishte se ata ishin të sigurt në dështimin e padisë sonë, e cila çon në përfundim se as Qeveria nuk i ka marrë parasyshë elementet të cilët Gjykata i gjeti të padiskutueshme. Shpresojmë se shërbimi i mëtutshëm i zotit Pazhin dhe përvoja e tij në këtë fushë, do të ndryshojë disa gjëra në Mal të Zi, që paraardhësit e tij nuk dinin apo nuk kishin guxim për ti bërë.

Ju kujtojmë se Drejtori i atëhershëm i IESP-së deklaroi se për momentin nuk kishte elemente të torturës, por karriera e tij përfundoi ahtu që ai u shkarkua nga posti i drejtorit. Nga ky aktgjykim shteti duhet të mësojë së pari që, sistemi gjyqësor duhet të mbroi qytetarët dhe interesin publik, e jo organet të cilët masat e dhunshme i përdorin pa kontroll, duke mos respektuar asnjë rregull. Prandaj, ftojmë organet kompetente në sistemin gjyqësor që në programet arsimore të përfshijë edhe praktikën e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, ndërsa për ato që e shkaktojnë këtë lloj dëmi, posaçërisht të lartpërmendurit, ta rishqyrtojë angazhimin e tyre të mëtejshëm në gjyqësi dhe prokurori.

Fraza që drejtësia është e ngadalshme por e arritshme, u tregua si e saktë edhe këtë herë. Ftojmë të gjithë ata që kanë probleme të ngjashme të na kontaktojnë. Ju premtojmë se ne nuk do të heqim dorë nga ai luftim, pa marrë parasysh se sa do të zgjasë.
Aktvendimin mund ta merrni KËTU.

Me respekt,

Boris Raoniq
Kryetar i AQ

Shpërndajeni në rrjetet sociale

Lajmet e fundit

Vizual-2
KUJTOJMË VJETORIN E VDEKJES SË SRĐAN ALEKSIĆ
Vizual-1
TENDI BRENGOSËS I RRITJES SË NUMRIT TË VEPRIMEVE TË PALIGJSHME NGA PUNONJËSIT E POLICISË
Vizual-za-sajt-1
KONKURS PËR PUNË: AVOKATI TË OFROJ NDIHMË JURIDIKE FALAS
1-6
WORKSHOP: PËRMIRËSIMI I NDËRGJEGJËSISË PËR TORTURËN E POLICISË - RRUGA DREJT TOLERANCËS ZERO
Vizual-za-sajt
GJENDJA E BASHKIMIT EVROPIAN PËR INTEGRIM: NJË MUNDËSI QË NUK DUHET TË HUMBËM

Kërko