Duke shenuar këtë datë të rendesishme të “Magna Carta Libertatum” Mali i Zi është bashkangjitur fushatës globale së përkujtimit të kësaj date të rëndësishme.
Në konference do flasin z. Ranko Krivokapiq, Kryetari i Parlamentit të Malit të Zi, Znj Desanka Lopiçiq, Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, z. Bakoviq, Mbrojtësi i të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, ekselenca e tij Ian Viting, ambasadori i Britanise së madhe në Mal të Zi e Boris Raoniq, presidenti i AQ. Snezhana Jonica, Zavendësja e Komisionit për sistem politik, gjygjësorë dhe administratë do të hap konferencen dhe njëkohësisht do të jetë moderatore.
Me rastin e kësaj ngjareje, në holin e Kuvendit, gjatë festimit do të jetë e ekspozuar një kopje e (Edicion i limituar) “Magna Carta”.