Rrjeti i organizatave rinore të partive politike u formua me 14 prill në Asamblenë Themeluese e cila u mbajt në Zagreb në vitin 2014. Rrjeti i organizatave rinore të partive politike (Political Youth Network- PYN) është rrjeti i parë i tillë i cili lidh të rinjtë e partive politike nga rajoni (Bosnja e Hercegovina, Kroacia, Mali i Zi, Serbia dhe Kosova), i cili nuk është i bazuar në themelet progrmo-ideologjike, por në sistemin e vlerave për të cilat të gjitha partitë politike, pa marr parasysh ideologjinë dhe prapavinë politike, duhet të avokojnë- siç janë vlerat univerzale demokratike dhe respektimi i të drejtave të njeriut. Asambleja e Përgjithshme e Rrjetit të organizatave rinore të pative politike kësaj rradhe në Sarajevë do të mbledh mbi 30 organizata rinore të partive politike nga rajoni ku ata do të diskutojnë drejtimin e ardhshëm të Rrjetit dhe të planifikojnë aktivitetet e ardhshme, ndërsa seksion i veçantë do të jetë i dedikuar pranimit të anëtarëve të ri në Rrjet.
Pas Asamblesë së Përgjithshme të Rrjetit të organizatave rinore të partive politike, me 14 tetor në ora 20:00 zyrtarisht do të filloi edhe Samiti rinor i Sarajevës, me hapjen solemne në Kuvendin komunal të Sarajevës. Këtë vit Samiti rinor i Sarajevës do të mbledh mbi 150 pjesëmarrës nga mbar bota, është i konceptuar në tre nivele të paneleve (global, rajoni dhe Bosnja dhe Hercegovina) dhe do të mbulojnë temat më të rëndësishme, dhe do të sjellë së bashku të rinjtë për të shkëmbyer pikëpamjet dhe mendimet e tyre si dhe të njohin njëri-tjetrin.
Një nga temat kryesore të Samitit të këtij viti do të jetë bashkëpunimi rajonal i të rinjëve, nevoja për themelimin e Zyrës Rajonale për bashkëpunimin e të rinjve në Ballkanin Perëndimor, e veçanërisht në dritën e procesit të Berlinit në të cilin qeveritë e vendeve të Ballkanit Perëndimor nënshkruan një deklaratë mbi themelimin e Zyrës Rajonale për të rinjtë.
Nisma e të rinjëve për të drejtat e njeriut në Mal të Zi është anëtare dhe themeluese e organizatës joqeveritare Aleanca Qytetare.
Edin Koljenoviq
Koordinator i programit