Kristina Qetkoviq – sipas profesionit punëtore rinore dhe gazetare. Përveç Fakultetit të Shkencave Politike, drejtimit të gazetarisë, ajo përfundoi kursin universitar “Lidershipi dhe Zhvillimi i Punës me të Rinjtë”, i cili u zbatua në Malin e Zi nga PRONI (Projekti i Irlandës së Veriut) nga Universiteti Jonkoping në Suedi. Pas përfundimit të kursit ajo vullnetarisht më pas punoi në Forumin MNE (Forumi Rinor dhe Arsimi joformal), ku zhvillon programe rinore nga prilli 2007 deri në tetor 2009 në Mal të Zi. Si punëtore rinore, ajo drejtoi projekte dhe aktivitete për të rinjtë në klubet e të rinjve në Tivar dhe Ulqin. Në disa raste ajo ishte koordinatore dhe trajner gjatë kampeve të të rinjve. Prej tetorit 2007 deri në prill të vitit 2008, ajo ishte e angazhuar si asistent i ligjeruesëve në kursin universitar “Lidershipi dhe puna zhvillimore me të rinjtë në komunitet”. Nga gushti deri në tetor të vitit 2010, ajo vullnetarisht punoi në projektet “Rinia në Malin e Zi” dhe “Rinia dhe Mediat”.
Punën me të rinjtë e braktis për shkak të detyrimeve studentore në Fakultetin e Shkencave Politike. Ajo ishte stipendiste e Komunës së Tivarit. Përfundoi studimet specijalistike ne degën e gazaterisë, dhe aktualisht është në studimet master – Marrëdheniet publike. Me gazetari filloi të merret në portalin e parë studentor në Mal zë Zi “Tragom”, dhe më pas edhe redaktoi seksionin “Universiteti”. Për disa vite ajo punoi në portalin Analitika. Shkroi për VICE Serbia dhe edicionin malazez të revistës LGBT “Optimist”.
Gjatë vitit 2016 dhe 2017, ajo ishte përgjegjëse për zbatimin e projekteve: “Balkani pa urrejtje”, i implementuar nga OJQ “35mm” dhe financuar nga Programi Erasmus+, ” Të margjinalizuar nga sistemi: Kurr më” i cili kishte për qëllim promovimin dhe respektimin e të drejtave të pacientëve, konsumatorëve dhe punëtorëve, të financuar nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Malin e Zi; “Mali i Zi pa urrejtje” i projektuar për të reduktuar urrejtjen dhe dhunën në internet, i financuar nga Drejtoria për të rinjtë – Ministria e Sportit dhe “Azili në Vendin e të përndjekurve”, projekt ky i financuar nga CEDEM-i.
Ajo është aktualisht e angazhuar në projektet: “Të krijojmë Malin e Zi pa urrejtje”, “Tregime të patreguara: gazetarët në rrezik”, “Drejtësi, njëanshmëri – Eliminimi i kronizmit” dhe ” Të (pa)përfaqësuar në media”.
Ajo ishte një aktiviste për të drejtat e njeriut të përsonave LGBTIQ, në vitet 2014 dhe 2015 ajo ishte në Bordin Drejtues për organizimin e Montenegro Prajd-it dhe aktualisht është vullnetare në OJQ LGBT Forum Progres dhe SOGI.
Nga arsimi joformal, posaçërisht cekën “Shkollën e Gazetarisë” të organizuar nga Instituti i Mediave të Malit të Zi, “Kolegji i Studimeve Gjinore” i organizuar nga Zyra për Barazi Gjinore, të Universitetit Mediteran dhe UNDP dhe “Shkollën e Demokracisë” të Qendrës për Edukimin Qytetar.
Ajo është një nga themeluesit e OJQ-së “sPas”, e cila merret me mbrojtjen e kafshëve. Adhuron të lexojë, apo të ngasë biçikletën. Kohën e lirë e kalon në shëtitje me qenin e saj Pina dhe maçokun Alex.