Na kontaktoni!

+382 20 513 687

Search
Close this search box.

Stereotipet gjinore vazhdojnë të shkatërrojnë shoqërinë malazeze

Pavarësisht disa zhvillimeve pozitive, revolucioni i barazisë gjinore ende nuk ka marrë jetë në institucionet malazeze dhe as në jetën e përditshme.

Stereotipet gjinore kanë vite që po shkatërrojnë shoqërinë tonë, duke i imponuar grave një barrë të dyfishtë – nga njëra anë pritet arritja e tyre profesionale, ndërsa nga ana tjetër bartja e shumicës së detyrimeve familjare.

Megjithatë, edhe pse gratë përbëjnë 50% të popullsisë së Malit të Zi, prej të cilave 60% kanë arsim të lartë, ato ende përballen me barriera (të pa)dukshme që bllokojnë përparimin e tyre profesional dhe marrjen e pozitave drejtuese.

Kur bëhet fjalë për pjesëmarrjen politike të grave, Mali i Zi ka bërë disa hapa të caktuar, por në praktikë kjo është më shumë një përmbushje e normave ligjore sesa një standard aktual demokratik që promovon barazinë gjinore.

Se është një lojë numrash që nuk nënkupton ndikim të vërtetë, vërtetohet edhe nga fakti se Mali i Zi ka presidentin e shtetit, Qeverisë dhe Kuvendit, si dhe në krye të të 25 komunave krytarë burra. Dhe kjo nuk është e gjitha – të shtatë postet nënkryetare në Qeverinë e Malit të Zi janë të zëna nga burra!

Problem shtesë është mënyra se si shpenzohen fondet e destinuara për fuqizimin e grave në politikë, të cilat përdoren për shërbime partiake në vend të zhvillimit të tyre.

Shpresojmë që në periudhën në vijim, elitat politike të shmangin kornizat ligjore që inkurajojnë pjesëmarrjen e gruas në politikë, gjë që përfundimisht duhet të çojë në minimizimin e modeleve patriarkale dhe politikave shtetërore më gjithëpërfshirëse.

Danijella Darmanoviq,

Koordinatore e komunikatave, Aleanca Qytetare

Shpërndajeni në rrjetet sociale

Lajmet e fundit

1 panel, eko fond
Nëpërmjet sinergjisë drejt standardeve konkrete të Evropës së gjelbër
CG ekološka država
Mali i Zi, shtet ekologjik: Vite të ndërgjegjes së (pa)ndryshuar
12
Vizitë kulturore e nxënësve të shkollës së mesme nga Herceg Novi në Rozhajë në frymën e tolerancës, dialogut dhe ndërkulturalizmit
Odjeljenje bezbjednosti BP
Në Departamentin e sigurisë në Bijelo Polje po shkelen rëndë të drejtat themelore të njeriut
Panel
Rasti i Dinara Smailova – alarm për institucionet shtetërore

Kërko