Nesër bëhen tridhjetë e tre vjet nga vdekja e admiralit Vlladimir Baroviq, i cili në vitin 1991, në shenjë proteste kundër urdhrit të Komandës supreme të Ushtrisë Popullore Jugosllave për të bombarduar vendbanimet bregdetare në Kroaci nga ishulli Vis, i mori jetën vetës.
Baroviq, i cili ishte komandant i marinës luftarake për zonën e Istrës, në letrën e tij të lamtumirës deklaroi se nuk do të ketë shkatërrime deri sa ai të jetë komandant dhe se në të kundërtën nuk do të ekzistontë më.
“Malazezët nuk mund të luftojnë dhe të shkatërrojnë një popull që nuk u ka bërë asgjë”, është mesazhi i fundit i admiral Baroviqit, i cili shpjegon gjithë pakuptimësinë e konfrontimeve të përgjakshme në ish-Jugosllavi dhe vendimet e gabuara, për të cilat pjesa progresive e shoqërisë malazeze ende ndjen turp edhe sot e kësaj dite.
Vetëm dy ditë pas vetëvrasjes së Baroviqit, UPJ-ja filloji sulmin ndaj Dubrovnikut, pra ndaj Republikës së Kroacisë, e cila më parë kishte shpallur pavarësinë.
Duke kujtuar faqet më të errëta të historisë sonë të fundit dhe duke marrë parasysh faktin se rastet e krimeve të luftës nuk skadojnë kurrë, i bëjmë thirrje institucioneve malazeze që të bëjnë gjithçka që është e mundur për të ndjekur penalisht përgjegjësit për krimet e kryera gjatë luftës në viteve të 90-ta.
Po ashtu, kujtojmë se pikërisht me propozimin e Aleancës Qytetare, admirali Vlladimir Baroviq u dekorua me Dekoratën për guxim, nga presidenti malazez Filip Vujanoviq në vitin 2016.
Mirëpo akti heroik i admiral Baroviqit asnjëherë nuk ka marrë trajtim adekuat në Mal të Zi – sepse në vendin tonë nuk ka memorial, as rrugë me emrin e tij, pavarësisht apelve të shumta të përfaqësuesve të sektorit civil.
Në Kroaci, më saktësisht në Vis, më 12 shtator 2022, u përurua pllaka përkujtimore e Vlladimir Baroviqit, e ngritur në shenjë kujtimi dhe respekti nga Ministria e mbrojtjes dhe Ministria e punëve të jashtme dhe çështjeve evropiane të atëhershme.
Millan Radoviq, drejtor programi i Aleancës Qytetare