Na kontaktoni!

+382 20 513 687

Search
Close this search box.

Mali i Zi dhe negociatat me BE-në: Një maratonë pa fund?

Edhe pse zyrtarët malazezë shpesh janë optimistë dhe spekulojnë me data për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, faktet tregojnë se vendi ynë është ende i përfshirë në një proces negociatash maratonë, i cili tashmë ka zgjatur 12 vjet e 9 muaj.

Mali i Zi nisi zyrtarisht negociatat me Bashkimin Evropian në qershor të vitit 2012, dhe aktualisht vetëm Turqia, procesi i së cilës është i ngrirë, ka një histori më të gjatë negociatash, pasi i ka filluar ato që në vitin 2005.

Kjo situatë bëhet edhe më paradoksale kur merret parasysh fakti që rruga evropiane e Malit të Zi është përcaktuar qartë në preambulën e Kushtetutës së vitit 2007, ku integrimet evropiane dhe euroatlantike janë të përmendura si synime strategjikë të shtetit.

Sipas një hulumtimi të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Mal të Zi nga dhjetori i vitit 2023, rreth 78.5% e qytetarëve malazezë mbështesin anëtarësimin e vendit në BE, duke e bërë këtë një nga çështjet e rralla me konsensus të qartë shoqëror.

Për më tepër, shumica e partive politike, që nga rikthimi i pavarësisë, kanë theksuar integrimin evropian si një nga synimet kryesore në programet e tyre, por është e lehtë të konstatohet se ai është më shumë një prioritet deklarativ sesa një angazhim i vërtetë, pasi progresi real shpesh ngadalësohet nga interesat e ndryshme partiake.

Fakti se procesi i integrimit në BE po zhvillohet në rrethana të ndryshuara gjeopolitike, duke nisur që nga vendosja e kritereve të Kopenhagës, të cilat Bashkimi Evropian i përcaktoi gjatë viteve ’90 dhe fillimit të viteve 2000, me qëllim të nxitjës së reformave në vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore.

Kriteret e Kopenhagës u zbatuan për herë të parë gjatë zgjerimit të madh të vitit 2004, kur Bashkimit Evropian iu bashkuan Çekia, Estonia, Qiproja, Letonia, Lituania, Hungaria, Malta, Polonia, Sllovenia dhe Sllovakia. Këto vende filluan negociatat në vitin 2000. Rumania dhe Bullgaria nisën negociatat në të njëjtin vit, por për shkak të mosgatishmërisë në disa fusha, anëtarësimi i tyre u realizua në vitin 2007.

Shpërndajeni në rrjetet sociale

Lajmet e fundit

Vizual
Aleanca Qytetare përmes Shkollës së Studimeve Politike forcon dialogun rajonal mbi Agjendën e Gjelbër
Milan Radović
Drejtoria e Policisë ndërpreu mbikëqyrjen civile mbi veprimet e zyrtarëve policorë ndaj personave të privuar nga liria
9.7
Në Kuvendin e Malit të Zi u hapën ekspozita me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit dhe Shënimit të Gjenocidit në Srebrenicë
klapuh-web
Aktgjykimi i parë për krime lufte në Mal të Zi ende pa një epilog të plotë
Danijela Darmanović, fotografija 3
ASK të përmirësojë raportimin për para për organizatat e grave në subjektet politike

Kërko