Na kontaktoni!

+382 20 513 687

Search
Close this search box.

Pjesëmarrësit e Shkollës së Studimeve Politike në Forumin Botëror të Demokracisë 2025

Një pjesë e pjesëmarrësve të gjeneratës XXIII të Shkollës së Studimeve Politike mori pjesë në Forumin Botëror të Demokracisë, i cili u mbajt në Strasburg nga 5 deri me 7 nëntor 2025, në organizim të Këshillit të Evropës.

Forumi i këtij viti ishte i përkushtuar rolit të gazetarisë cilësore, kulturës dhe pjesëmarrjes qytetare në forcimin e rezistencës së demokracisë. Pjesëmarrësit patën mundësinë të dëgjojnë dhe të shkëmbejnë mendime mbi mënyrat e mbështetjes së mediave të pavarura, mbrojtjes së lirisë artistike dhe rivendosjes së besimit të qytëtarëve përmes pjesëmarrjes aktive dhe proceseve deliberative.

Në ditën e dytë të Forumit, pjesëmarrësit morën pjesë edhe në seanca të dedikuara iniciative inovative të të rinjve, ndikimit të inteligjencës artificiale në demokraci, rolit të kulturës dhe artit në forcimin e vlerave demokratike, si dhe formave të reja të edukimit qytetar dhe pjesëmarrjes.

Gjatë qëndrimit në Strasburg, pjesëmarrësit vizituan Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, ku biseduan me nënkryetaren e Gjykatës, Ivana Jeliq, për sfidat aktuale në fushën e të drejtave të njeriut, praktikën e Gjykatës dhe rolin e kësaj institucioni në mbrojtjen e standardeve demokratike evropiane.

Pjesëmarrësit e Shkollës së Studimeve Politike patën edhe mundësinë të takoheshin me përfaqësuesen e përhershme të Malit të Zi pranë Këshillit të Evropës, ambasadoren Božidarka Kruniq, e cila i njohu prioritetet e misionit, me punën e Këshillit të Evropës dhe me proceset aktuale në të cilat Mali i Zi merr pjesë aktivisht.

Galeri

Shpërndajeni në rrjetet sociale

Lajmet e fundit

55089876171_d278d619b6_k
Nevojiten hapa më të vendosur për uljen e përdorimit të plastikës në Mal të Zi
uvredljivi-komentari-sajt
Barra e viteve nëntëdhjetë vazhdon të rëndojë mbi shoqërinë dhe nderkulturalizmin në Mal të Zi
viber_slika_2026-02-05_12-24-44-077
Është hapur ekspozita “Komunitetet pakicë përmes objektivit të të rinjve”
Vizual
Gazetarët ende janë të ekspozuar ndaj sulmeve, pavarësisht garancive ligjore ekzistuese
milos-medenica-sajt
Mossqashmëria e Medenicës pas shpalljes së aktgjykimit është pasqyrë e dobësisë së sistemit dhe edhe një tjetër test i përgjegjësisë së institucioneve kompetente

Kërko