Përfshirja e të rinjve në proceset e vendimmarrjes dhe fuqizimi i tyre si partnerë aktivë në ndërtimin e paqes kontribuon në forcimin e kohezionit shoqëror, vlerave demokratike dhe besimit ndërmjet qytetarëve/eve dhe institucioneve – ky është përfundimi i takimit konsultativ që Aleanca Qytetare organizoi sot në Kuvendin e Kryeqytetit.
Qëllimi i takimit ishte prezantimi i Agjendës “Të Rinjtë për Paqe dhe Siguri”, nënshkrimi i Koalicionit Kombëtar për zbatimin e kësaj Agjende, si dhe nënshkrimi i Memorandumit të Bashkëpunimit me institucionet dhe organizatës përkatëse. Dokumentet në fjalë përbëjnë një kornizë për bashkëpunim partneriteti në drejtim të fuqizimit të të rinjve si aktorë aktivë të ndryshimeve shoqërore, parandalimit të konflikteve dhe ndërtimit të komuniteteve të sigurta, gjithëpërfshirëse dhe të drejta.
Në takim morën pjesë ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit Anđela Jakshiq – Stojanoviq, ministrja e Punës, Punësimit dhe Dialogut Social Naida Nishiq, drejtori i përgjithshëm i Drejtorisë për Rini dhe Bashkëpunim me OJQ-të në Ministrinë e Sportit dhe Rinisë Darko Stojanoviq, zëvendëskryetarja e komunës Nađa Lilaniq, shefi i Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor (RYCO) Edin Kolenoviq, menaxherja e programeve e UNDP-së Jelena Milaniq, si dhe përfaqësues/e të institucioneve të tjera relevante dhe të organizatave të sektorit civil.
Ngjarjen e hapi Ivan Raduloviq, koordinator programor në Aleancën Qytetare, i cili që në fillim theksoi se të rinjtë në Mal të Zi janë të gatshëm të marrin pjesë aktive në procese të ndryshme të vendimmarrjes, por se është e domosdoshme t’u sigurohet hapësirë dhe mbështetje adekuate, në mënyrë që pjesëmarrja e tyre të jetë kuptimplotë, konstruktive dhe të ketë ndikim real në hartimin e politikave.

Ai tha se të rinjtë duhet të kenë mundësinë të marrin pjesë aktive në vendimmarrjet që ndikojnë në jetët e tyre.
Kjo vlen për të gjitha nivelet, nga komunitetet lokale dhe shkollat, përmes qyteteve dhe shteteve, e deri të organizatat ndërkombëtare. Kur të rinjtë kanë hapësirë të paraqesin idetë e tyre, të dëgjohen dhe të marrin pjesë në formësimin e politikave, atëherë shoqëritë bëhen më të drejta, më gjithëpërfshirëse dhe më të qëndrueshme”, theksoi ai.
Në fjalën e saj hyrëse, ministrja Jakshiq – Stojanoviq theksoi se sistemi arsimor ka një përgjigjësi të veçantë në procesin e fuqizimit të të rinjve, duke nënvizuar se përmes arsimit, shkencës dhe inovacionit zhvillohen mendimi kritik, kultura demokratike dhe pjesëmarrja aktive e të rinjve në shoqëri.

Ajo theksoi gjithashtu se asnjë institucion nuk mund t’u përgjigjet i vetëm sfidave komplekse më të cilat përballen të rinjtë, dhe se bashkëpunimi ndërmjet ministrive, vetëqeverisjeve lokale, institucioneve arsimore dhe kulturore, sektorit civil dhe vetë të rinjve është me rëndësi vendimtare.
Ministrja Nishiq theksoi se sektori që ajo drejton mbështet fuqishëm parimet e agjendës YPS, të bazuara në Rezoluten 2250 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, me të cilën njihet roli i rëndësishëm i të rinjve në ndertimin e paqes, parandalimin e konflikteve dhe forcimin e qëndrueshmerisë shoqërore.

Ajo theksoi se, përveç bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të sistemit, është e nevojshme të sigurohet pjesëmarrja aktive e sektorit civil dhe qytetarëve/eve në proceset e vendimmarrjes, në mënyrë që vlerat që promovon kjo Agjendë të jenë të zbatueshme në praktikë.
Zëvendëskryetarja e komunës Nađa Lilaniq, tha se në kohen e sfidave globale, polarizimit dhe tensioneve në rritje, përgjegjësia e të gjithëeve është t’u ofrojmë të rinjve më shumë dialog, mundësi dhe besim.

Ajo shtoi se paqja dhe siguria kërkojnë jo vetëm angazhim institucional, por edhe bashkëpunim, dialog dhe përfshirje të përditshme, dhe konfirmoi se Kryeqyteti mbetet partner i besueshëm në zbatimin e parimeve të Agjendës dhe forcimin e politikave lokale të orientuara drejt të rinjve.
Darko Stojanoviq, nga Ministria e Sportit dhe Rinisë, theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes aktive të të rinjve në hartimin e politikave, duke nënvizuar se zëri i tyre duhet të jetë i pranishëm dhe i respektuar në të gjitha proceset përkatëse.

Ai veçoi veçanërisht se shembulli i Podgoricës, e cila u shpall së fundmi Kryeqyteti Evropian i Rinisë për vitin 2028, konfirmon përkushtimin e autoriteteve lokale për të dëgjuar zërin e të rinjve dhe për t’u ofruar atyre hapësirë për pjesëmarrje aktive në hartimin e politikave.
Ai tha se Ministria mbetet e hapur për të gjitha format e bashkëpunimit dhe se gjithmonë do të përgjigjet me kënaqësi ndaj iniciativave dhe aktiviteteve që u mundësojnë të rinjve të jenë të përfshirë dhe që zëri i tyre të respektohet në proceset e vendimmarrjes.
Edin Kolenoviq tha se RYCO disa vite më parë ka nisur zbatimin rajonal të Agjendës “Të Rinjtë për Paqe dhe Siguri”, duke u nisur nga bindja se Ballkani Perëndimor, më përvojën e tij të konflikteve, tranzicionit dhe pajtimit, duhet të zhvillojë një model autentik për përfshirjën e të rinjve në proceset e paqes dhe kohezionit shoqëror.

Në këtë kontekst, ai dërgoi një mesazh të qartë mbi rëndësinë e mbështetjes institucionale, duke vlerësuar se qëndrueshmëria e të rinjve ndaj polarizimit nuk ndërtohet me fushata apo projekte të njëhershme, por në mënyrë sistematike.
Pas fjalimeve hyrëse, Jelena Milaniq, menaxherja e programeve e UNDP-së në Mal të Zi, njohu pjesëmarrësit më në detaje me Agjendën “Të Rinjtë për Paqe dhe Siguri” (YPS), duke e shqyrtuar atë brenda kontekstit global dhe lokal.





