Na kontaktoni!

+382 20 513 687

Search
Close this search box.

Të drejtat e pakicave dhe interkulturalitetit në fokus të modulit të tretë të Shkollës së Studimeve Politike

Nderkulturalizmi nuk është një vlerë deklarative, por një proces i gjallë dhe i përditshëm i ndërtimit të besimit mes njerëzve. Megjithëse normat dhe kornizat ligjore përfaqësojnë një themel të rëndësishëm, fuqia e tyre reale vërtetohet vetëm atëherë kur ato bëhen pjesë e praktikës shoqërore dhe e jetës së përditshme. Ky është një nga përfundimet kryesore të modulit të tretë të Shkollës së Studimeve Politike, me titullin “Të drejtat e pakicave përmes politikave të përfshirjes në kuadrin demokratik”, i cili u mbajt nga 20 deri më 22 shkurt në Ulqin.

Modulin e hapi ministri i të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave, Fatmir Gjeka, i cili në fjalen e tij theksoi se forca e demokracisë matet pikërisht me mënyrën se si mbrohen dallimet. Ai theksoi se, në kohën e polarizimit në rritje dhe sfidave globale, çështja e respektimit dhe realizimit të të drejtave të pakicave është bërë një test i qëndrueshmërisë së demokracisë. Fjalimin e përmbylli me mesazhin se politikat e përfshirjes nuk janë vetëm çështje e mbrojtjes së pakicave, por çështje e cilësisë së demokracisë sonë, duke i ftuar pjesëmarrësit dhe pjesëmarrëset që çështjen e të drejtave të pakicave ta trajtojnë si një vlerë horizontale që përshkon çdo vendim shoqëror.

Në vijim të programit, Milena Vukotiq nga Enti i Statistikave të Malit të Zi (MONSTAT) paraqiti larminë e shoqërisë malazeze përmes të dhënave nga regjistrimi i fundit të popullsisë. Analiza përfshiu të dhëna mbi përkatësinë kombëtare dhe fetare, gjuhën amtare, shtetësinë sipas përkatësisë etnike, si dhe gjuhën që flitet zakonisht. Të dhënat statistikore konfirmuan karakterin e ndërlikuar dhe shumështresor të identitetit të shoqërisë malazeze.

Hapja modulit u përmbyll me panel-diskutimin “Mes normave dhe realitetit – si i shohin politikanët dhe politikanet ndërkulturalizmin dhe të drejtat e pakicave në Mal të Zi”. Në panel morën pjesë Jasmin Qoroviq, deputet në Kuvendin e Malit të Zi nga radhët e Partisë Boshnjake, dhe Slađana Kalugjeroviq, deputete në Kuvendin e Malit të Zi nga radhët e Partisë Popullore Socialiste.

Gjatë diskutimit u hapën çështje nëse të drejtat e pakicave në kontekstin bashkëkohor politik, shihen si themel i një shoqërie demokratike, si një detyrim politik apo si çështje e balances së identitetit. Vëmendje e veçantë iu kushtua marrëdhënies ndërmjet kornizës normative dhe përvojës reale shoqërore, përkatësisht pyetjes se ku ndodhet sot Mali i Zi midis standardeve formale dhe praktikës së përditshme.

Diten e dytë dhe të tretë të modulit, pjesëmarrësit dhe pjesëmarrëset patën mundësinë që përmes një vizitë studimore në Qytetin e Vjetër të Ulqinit të njihen me trashëgiminë e pasur historike dhe kulturore të këtij hapësirë, si dhe me historinë e shtresëzuar të qytetit, i cili ndër shekuj ka qenë vendtakim i kulturave dhe civilizimeve të ndryshme. Në kuader të vizitës u vizituan edhe objektet fetare, Kisha e Shën Nikollës dhe Xhamia Qendrore, duke theksuar simbolikisht traditën e bashkëjetesës dhe të larmisë fetare.

Në kuader të panelit “Fuqia e fesë dhe e bashkëjetesës në ndertimin e mirëkuptimit ndërkulturor dhe të bashkësisë”, pjesëmarrësit biseduan me Gojko Peroviq, kryeprifti i Kishës Ortodokse Serbe, dhe Omer Kajoshajn, ndihmës i reisit për marrëdhëniet e jashtme. Pas diskutimit, u organizua një iftar i perbashkët, si simbol i respektit të ndersjellë dhe dialogut.

Galeri

Shpërndajeni në rrjetet sociale

Lajmet e fundit

GA 16x9 bez teksta
Pothuajse gjysma e të rinjve mendojnë se institucionet nuk i dëgjojnë, pjesëmarrje pa ndikim të vërtetë
Përmirësimi i pjesëmarrjes së të rinjve është çelësi për një shoqëri më të qëndrueshme dhe më të sigurt
viber_slika_romi
Romët ende jetojnë në margjinat e shoqërisë dhe pa qasje thelbësore në të drejtat e tyre
BijeloPoljepreskonf1
(Mos)besimi i qytetarëve në institucionet e sistemit dhe perceptimi i punës së drejtësisë
trening sa fudbalerima 03.26
Përmes sportit drejt mirëkuptimit dhe përfshirjes më të madhe shoqërore të të rinjve nga komuniteti RE

Kërko