Na kontaktoni!

+382 20 513 687

Search
Close this search box.

Përmes sportit drejt mirëkuptimit dhe përfshirjes më të madhe shoqërore të të rinjve nga komuniteti RE

Sot në bashkëpunim me Federatën e Futbollit të Malit të Zi, organizuam një vizitë të lojtarëve të kombëtarës Andrija Bulatoviq dhe Marko Peroviq në shkollat e futbollit KF Ribnica dhe KF MKM, të cilat mbledhin djem dhe vajza nga komuniteti RE. Sportistët e shquar me këtë rast zhvilluan një stërvitje të përbashkët me pjesëmarrësit e shkollave, duke ndarë me ta përvojën dhe vlerat që sjell sporti.

Qëllimi i këtij aktiviteti ishte promovimi i tolerancës në sport, respektimi i dallimeve dhe përfshirjes, si dhe veprimi parandalues për të ndaluar gjuhën e urrejtjes dhe diskriminimin midis të rinjve.

Gjatë stërvitjes, fëmijet mbanin bluza me mesazhin “Respekto të ndryshmen, luaj së bashku”, duke theksuar edhe më tej vlerat e respektit të ndërsjellë, frymës së ekipit dhe bashkësisë.

Rëndësi të veçantë aktivitetit i dha prania e Mbrojtësit të të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, Siniša Bjekoviq, i cili theksoi se sporti ka një rol kyç në ndërtimin e një shoqërie të bazuar në barazi dhe respekt.

Ai theksoi se suksesi në sport nuk përbëhet vetëm nga rezultatet, por edhe nga vlerat që lojtarët mbartin me vete.

“Suksesi i vërtetë nuk është vetëm në golat dhe fitoret. Kampionët e vërtetë janë ata që respektojnë të tjerët, luajnë ndershëm dhe u japin mbështetje bashkëlojtarëve të tyre. Fair-play do të thotë që t’i zgjasim dorën njëri-tjetrit si në fitore ashtu edhe në humbje, dhe që kurrë të mos përjashtojmë njëri-tjetrin”, tha Bjekoviq.

Aktiviteti u realizua në kuadër të projektit “Përmes sportit për integrim më të mirë të romëve”, të cilin e zbaton Aleanca Qytetare me mbështetjen e Ministrisë së Sportit dhe të Rinisë, me qëllim që përmes sportit të nxisë dialogun, mirëkuptimin dhe përfshirjen më të madhe shoqërore të të rinjve.

Shpërndajeni në rrjetet sociale

Lajmet e fundit

GA 16x9 bez teksta
Pothuajse gjysma e të rinjve mendojnë se institucionet nuk i dëgjojnë, pjesëmarrje pa ndikim të vërtetë
Përmirësimi i pjesëmarrjes së të rinjve është çelësi për një shoqëri më të qëndrueshme dhe më të sigurt
viber_slika_romi
Romët ende jetojnë në margjinat e shoqërisë dhe pa qasje thelbësore në të drejtat e tyre
BijeloPoljepreskonf1
(Mos)besimi i qytetarëve në institucionet e sistemit dhe perceptimi i punës së drejtësisë
trening sa fudbalerima 03.26
Përmes sportit drejt mirëkuptimit dhe përfshirjes më të madhe shoqërore të të rinjve nga komuniteti RE

Kërko