Na kontaktoni!

+382 20 513 687

Search
Close this search box.

Ekipi ynë

Jelena Ristoviq

Koordinatore projekti

Jelena Ristoviq është nga Podgorica. Ajo u diplomua në Fakultetin Filozofik në Nikshiq për gjuhë dhe letërsi angleze dhe më pas kreu studimet specialistike në Institutin e Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Malit të Zi.

Angazhimin e saj të punës e filloi si përkthyese në Radiotelevizionin e Malit të Zi (RTCG). Pastaj, për dy vite ka punuar në agjencinë e lajmeve “MINA”, gjithashtu edhe si përkthyese. Gjatë vitit 2009, në kuadër të Programit të praktikës së Qendrës për Tranzicion Demokratik, ajo u angazhua në Ministrinë e mbrojtjes së Malit të Zi për përkthimin e dokumenteve të punës dhe takimeve zyrtare me partnerë ndërkombëtarë. Përveç kësaj, ajo gjatë asaj periudhe ka kryer edhe detyrat bazë të zyrës në kabinetin e ndihmës ministrit të Mbrojtjes së Malit të Zi.

Në të njëjtin vit, ajo filloi punën në Nismën e Rinisë për të Drejtat e Njeriut (YIHR) si menaxhere zyre, ku ishte përgjegjëse për detyrat e zyrës dhe ato administrative, përkthimin e raportit të YIHR për gjendjen e të drejtave të njeriut në Mal të Zi, si dhe ofrimin e mbështetjes logjistike për aktivitetet programore të YIHR.

Në Aleancën Qytetare ka punuar që nga themelimi i organizatës (2011), ku fillimisht ka qenë përgjegjëse për punët administrative, kancelarike dhe përkthimin e raporteve dhe dokumenteve të ndryshme. Nga viti 2019 deri në vitin 2021, koordinoi punën e Shkollës së studimeve politike, një nga programet kryesore të edukimit politik joformal për politikanë, aktivistë të OJQ-ve, gazetarë dhe punonjës të shërbimeve publike. Pas kësaj, ka vazhduar punën si koordinatore e projektit UNHCR, i cili fokusohet në ofrimin e ndihmës juridike për azilkërkuesit, personat me mbrojtje të miratuar ndërkombëtare dhe individë që janë në rrezik të pashtetësisë.

Gjatë angazhimit të saj në Aleancën Qytetare, ka punuar në projekte që promovonin tolerancën, interkulturlizmin dhe mirëkuptimin e ndërsjellë midis komuniteteve të ndryshme, si dhe ka qenë pjesë e projekteve që synonin uljen e distancës etnike përmes promovimit të kulturës, të drejtave dhe traditave të komuniteteve pakicë.