Në kuadër të projektit “Raportimi etik dhe profesional për studentët” të cilin e ka përkrahur ambasada e SHBA-së në Malin e Zi, Aleanca Qytetare botoi publikimin me titull “Gazetaria hulumtuese nën prizmin e studentëve”.
Publikimi përmban dhjetë shkrime hulumtuese të punuara nga 11 gazetarë të rinj dhe studentë malazez pasi ndoqën programin e trajnimeve me gazetarët e njohur vendas, të cilët iu përcollën dijet dhe eksperiencat e veta. Shkrimet hulumtuese mbulojnë disa nga temat më të rëndësishme reformuese me të cilat ballafaqohet shoqëria malazeze në rrugën e integrimit në Bashkimin Evropian dhe adoptimit të sistemit kompleks të standardeve – nga mbrojtja e të drejtave të njeriut, krimet e luftës, mbrojtja e mjedisit jetësore e deri tek sundimi i ligjit, si korniza më e gjerë e mundshme brenda së cilës vështrohet sistemi publik dhe aftësia e tij që t’i përgjigjet nevojave të qytetarëve.
Publikimi është botuar në gjuhën malazeze, angleze dhe shqipe.
Publikimin në gjuhën malazeze mund ta gjeni KËTU.
Publikimin në gjuhën angleze mund ta gjeni KËTU.
Publikimin në gjuhën shqipe mund ta gjeni KËTU.