Na kontaktoni!

+382 20 513 687

Search
Close this search box.

”Njeriu që nuk mundi të heshtte” – rikujtim se duhet të mbrojmë drejtësinë dhe të vërtetën në çdo hap

Përballja me të kaluarën dhe këmbëngulja për drejtësi për viktimat e krimeve si ato të Shtërbacit janë baza për krijimin e besimit dhe ruajtjen e paqes në të ardhmen, u konstatua në forumin “Njeriu që nuk mund të heshtte”, i cili u mbajt mbrëmë në Qendrën e Kulturës “Vojislav Bulatović Strunjo” në Bijello Polje.

Forumin e hapi kryetari i Komunës së Bijello Poljes, Petar Smolović, duke theksuar se bashkëjetesa në qytetin që ai drejton ka dhënë gjithmonë një ndjeshmëri të veçantë, të cilën e konsideron si trashëgiminë e tij më të madhe jomateriale.

Duke komentuar aktin e guximshëm të Tom Buzov, të cilit i është kushtuar filmi me të njëjtin emër, të shfaqur në ngjarjen e mbrëmshme, Smolović tha se shtrohet pyetja nëse ne po marrim pjesë në mënyrë indirekte apo të drejtpërdrejtë në krim, thjesht duke vëzhguar dhe duke mos vepruar.

Po ashtu, përveç komunës së Bijello Poljes, Smoloviq përshëndeti iniciativën e përbashkët të Aleancës Qytetare dhe Shtëpisë së Kulturës në Bijello Polje, për institucionalizimin e përkujtimit të përvjetorit të krimit në Shtërpcë, jo vetëm në kontekstin e ngushtë, por edhe në kontekst më të gjerë të të drejtave të njeriut, duke zbatuar programe të ndryshme që do të shpërblejnë ata që afirmojnë politikën kundër luftës.

Të pranishmëve iu drejtua më pas drejtori i programit të Aleancës Qytetare, Milan Radoviq, i cili theksoi se të flasësh për krimet nuk është vetëm obligim moral ndaj viktimave dhe familjeve të tyre, por edhe çelësi i ndërtimit të paqes dhe besimit në të ardhmen.

“Përgjegjësia jonë kolektive është të mbrojmë drejtësinë, të ruajmë të vërtetën dhe të rikujtojmë, sepse pa këto vlera nuk ka paqe apo përparim të qëndrueshëm”. ka thënë Radoviq.

Pas fjalëve hyrëse, vijoji një panel i hapur me një diskutim mbi rëndësinë e filmit “Njeriu që nuk mund të heshtte” në promovimin e kulturës së rikujtesës. Pjesëmarrës në panel ishin Demir Liçina, kryetar i Shoqatës “Shtërpci – Kundër Harresës” dhe aktorja Julija Milaçiq Petroviq Njegosh.

Duke folur për gjendjen e familjeve të pasagjerëve të rrëmbyer nga treni në stacionin e Shtërpcit, Liçina fillimisht përshkroi agoninë e dekadave që ata kalojnë në luftën për drejtësi. Ai tha se sot, pas më shumë se 30 vjet nga krimi, nuk mund të flitet për drejtësinë dhe as që mund të përbushet në asnjë mënyrë. Megjithatë, sipas tij, thelbi është që të gjendet një mënyrë adekuate që pasardhësit e viktimave të mos jenë më të ekspozuar ndaj padrejtësisë.

Duke komentuar rëndësinë e shprehjes artistike në procesin e përballjes me të kaluarën dhe inkurajimin e dialogut, Milaçiq Petroviq Njegosh theksoji se sot një pjesë e madhe e intelektit malazez është tërhequr dhe nuk ekspozohet në masën e nevojshme, prandaj po rrëshqasim ngadalë  por me siguri drejt diçkaje që nuk është e mirë.

Ajo theksoji se Mali i Zi nuk e ka përkrahur realizimin e këtij filmi, gjë që, sipas saj, është një turp për vendin tonë, pasi është një vepër me vlerë për brezat që do të vijnë.

Të pranishmëve me videomesazh iu drejtua edhe regjisori i filmit, Nebojsha Slijepçeviq, i cili shprehu mirënjohjen e tij të pafund për të gjithë ata që e kuptuan rëndësinë e temës së cilës i kushtohet filmi, duke shpresuar se së shpejti do të ketë mundësinë të vizitonjë personalisht Bijello Poljen dhe të bisedojë me anëtarët e familjeve të viktimave.

Shpërndajeni në rrjetet sociale

Lajmet e fundit

logo GA-za fb
Të drejtat formale pa rëndësi thelbësore për familjet e viktimave civile të luftës
zajednička foto
Certifikatat e dorëzuara për pjesëmarrësit e Akademisë së parë për Gratë në Politikë
Baner, Bijelo Polje
”Njeriu që nuk mundi të heshtte” – rikujtim se duhet të mbrojmë drejtësinë dhe të vërtetën në çdo hap
Vizual-2
KUJTOJMË VJETORIN E VDEKJES SË SRĐAN ALEKSIĆ
Vizual-1
TENDI BRENGOSËS I RRITJES SË NUMRIT TË VEPRIMEVE TË PALIGJSHME NGA PUNONJËSIT E POLICISË

Kërko