Na kontaktoni!

+382 20 513 687

Search
Close this search box.

Certifikatat e dorëzuara për pjesëmarrësit e Akademisë së parë për Gratë në Politikë

Danijela Darmanoviq, përfaqësuese e Aleancës Qytetare dhe Rolf Rojsh, i dërguari i punëve të Ambasadës së Gjermanisë në Mal të Zi, i shpërndanë me ceremoni Akademisë së gjeneratës së parë për Gratë në Politikë certifikatat e trajnimit të përfunduar me sukses fundjavën e kaluar në Budva.

Shpërndarjës së certifikatave i parapriu moduli III i Akademisë me titull “Jeta mes paragjykimeve dhe suksesit”, gjatë të cilit z. Rojsh diskutoji me pjesëmarrësit rëndësinë e dialogut publik, i cili është i nevojshëm për një proces të suksesshëm pajtimi dhe krijimin e ndryshimeve pozitive në shoqëri.

Përveç përfaqësuesve të ambasadës së Gjermanisë, të pranishmit patën mundësinë të dëgjojnë edhe ligjëratën e ekspertit të komunikimit Goran Deliq.

Gjatë prezantimit dhe diskutimit me të pranishmit, ai shpjegoi me shembuj ilustrues se si komunikimi institucional në vendin tonë është kthyer në një mjet për përballjet ndërpartiake.

 

 

Shpërndajeni në rrjetet sociale

Lajmet e fundit

Vizual
Aleanca Qytetare përmes Shkollës së Studimeve Politike forcon dialogun rajonal mbi Agjendën e Gjelbër
Milan Radović
Drejtoria e Policisë ndërpreu mbikëqyrjen civile mbi veprimet e zyrtarëve policorë ndaj personave të privuar nga liria
9.7
Në Kuvendin e Malit të Zi u hapën ekspozita me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit dhe Shënimit të Gjenocidit në Srebrenicë
klapuh-web
Aktgjykimi i parë për krime lufte në Mal të Zi ende pa një epilog të plotë
Danijela Darmanović, fotografija 3
ASK të përmirësojë raportimin për para për organizatat e grave në subjektet politike

Kërko