Na kontaktoni!

+382 20 513 687

Search
Close this search box.

Shkëmbimi kulturor i nxënësve të shkollave të mesme në Plavë në shënjë të dialogut ndërkulturor

Gjatë fundjavës së kaluar në Plavë u realizua një shkëmbim kulturor në të cilin morën pjesë 20 nxënës të shkollave të mesme nga Herceg Novi dhe Plava, më qëllim promovimin e interkulturalizmit dhe forcimin e solidaritetit, ndërmjet të rinjve nga rajone të ndryshme të Malit të Zi.

Në program morën pjesë nxënës dhe nxënëse të SHMK “Ivan Goran Kovaçeviq” dhe SHMK “Bećo Bashiq”, të cilët përmes punëtorive interaktive, ligjëratave dhe vizitave në lokalitete kulturore – historike patën mundësinë të zgjerojnë njohuritë e tyre mbi kulturën dhe interkulturalizmin, rolin e të rinjve në ndërtimin e paqes në komunitete multietnike, si dhe mbi rëndësinë e bashkëjetesës së përditshme dhe mirëkuptimit të ndërsjellë mes bashkëmoshatarëve.

Aktivitete të tilla kontribuojnë në uljen e paragjykimeve, forcimin e tolerancës dhe nxitjen e dialogut të hapur mes të rinjve nga rajone të ndryshme të Malit të Zi, duke krijuar hapësirë për miqësi të reja, mirëkuptim dhe bashkëpunim afatgjatë.

Shkëmbimi u realizua në kuadër të projektit “Premtimi i të rinjve për paqen”, i cili zbatohet nga Aleanca Qytetare me mbështetjen e programit “RYCOgnizing YPS”, të cilin e implementon Zyra Rajonale për Bashkëpunim Rinor, me mbështetjen e bashkëpunimit gjerman për zhvillim.

Galeri

Shpërndajeni në rrjetet sociale

Lajmet e fundit

GA 16x9 bez teksta
Pothuajse gjysma e të rinjve mendojnë se institucionet nuk i dëgjojnë, pjesëmarrje pa ndikim të vërtetë
Përmirësimi i pjesëmarrjes së të rinjve është çelësi për një shoqëri më të qëndrueshme dhe më të sigurt
viber_slika_romi
Romët ende jetojnë në margjinat e shoqërisë dhe pa qasje thelbësore në të drejtat e tyre
BijeloPoljepreskonf1
(Mos)besimi i qytetarëve në institucionet e sistemit dhe perceptimi i punës së drejtësisë
trening sa fudbalerima 03.26
Përmes sportit drejt mirëkuptimit dhe përfshirjes më të madhe shoqërore të të rinjve nga komuniteti RE

Kërko