Na kontaktoni!

+382 20 513 687

Search
Close this search box.

Dhuna digjitale ndaj grave në politikë është një zgjatim i patriarkatit dhe një pengesë e re për pjesëmarrjen politike

Gratë në politikë vazhdojnë të përballen me qëndrime patriarkale dhe stereotipe gjinore, të cilat në shoqërinë bashkëkohore gjithnjë e më shpesh marrin një formë të re përmes dhunës digjitale dhe diskursit mizogjin të drejtuar ndaj grave politikane, gjë që përbën një pengesë në rritje, veçanërisht për gratë më të reja që po shqyrtojnë hyrjen në politikë.

Megjithëse në periudhën e kaluar janë bërë përparime të rëndësishme ligjore në drejtim të rritjes së përfaqësimit të grave në politikë, barazia gjinore nuk duhet të shihet vetëm përmes përfaqësimit formal, por para së gjithash si çësthje e ndikimit real, fuqisë vendimmarrëse dhe mundësive për avancim politik. Në këtë drejtim shqetësuese janë gjetjet e hulumtimit tonë mbi pjesëmarrjen e grave në politikën lokale në Mal të Zi, të realizuar në nëntor 2025, të cilat tregojnë se politikanet shpesh perceptojnë se gratë janë të pranishme në strukturat partiake, por jo gjithmonë edhe në rrethet ku merren vendimet kyçe politike. Gjetje të tilla tregojnë për një hendek midis mekanizmave formalë të barazisë gjinore dhe marrëdhënieve reale të pushtetit brenda partive politike, ndërkohë që në hapësirën publike po shfaqen edhe pengesa të reja për angazhimin politik të grave.

Dhuna digjitale ndaj grave në politikë po bëhet një formë gjithnjë e më e dukshme e presionit politik dhe përpjekjeve për diskreditimin e tyre. Narrativat patriarkale që dikur i shtynin gratë jashtë jetës publike sot gjithnjë e më shpesh riprodhohen në hapësiren digjitale në formën e komenteve mizogjene, nënçmimit dhe shënjestrimit publik të grave politikane.

Veçanërisht shqetësuese është fakti se, bazuar në kërkesat për qasje të lirë në informacion që ua kemi drejtuar gjykatave, prokurorisë dhe Drejtorisë së Policisë për të siguruar të dhëna mbi kallëzimet dhe procedurat që lidhen me gjuhën e urrejtjes ndaj grave në politikë, përkatësisht veprat penale të kryera nga urrejtja ose diskriminimi i bazuar në gjini ose në veprimtarinë politike të grave, këto institucione kanë deklaruar se nuk disponojnë evidencë për raste të tilla. Kjo tregon se sulmet që janë të dukshme në hapësirën publike duket se nuk regjistrohen si një kategori e veçantë e dhunës me bazë gjinore ndaj grave politikane në hapësirën publike, por në praktikë shpesh kualifikohen si kundërvajtje ose si vepra të tjera me shkallë më të ulët përgjegjësie, gjë që kontribuon në padukshmërinë e tyre institucionale.

Rritja e kuotave në 40% në Qeveri, në listat zgjedhore përbën një hap të rëndësishëm drejt barazisë formale, por kuotat në vetvete nuk mund ta ndryshojnë kulturën politike dhe as të sigurojnë barazi reale. Barazia gjinore nuk matet vetëm me numrin e grave në politikë, por edhe me ndikimin e tyre real, mundësitë për avancim dhe sigurinë në hapësirën publike. Pjesëmarrja në jetën politike përfaqëson një të drejtë themelore demokratike për pjesëmarrje në jetën publike, prandaj asnjë grua nuk duhet të dekurajohet të angazhohet politikisht për shkak të stereotipeve, dhunës digjitale apo mungesës së mbrojtjes institucionale.

Shpërndajeni në rrjetet sociale

Lajmet e fundit

Photo credit - Vuk Raicevic-17
Aleanca Qytetare dhe Ministria e Ekologjisë, Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Zhvillimit të Veriut nënshkruan një Memorandum bashkëpunimi me qëllim përmbushjen e detyrimeve nga Kapitulli 27
Danijela Darmanović, fotografija
Digitalno nasilje nad ženama u politici produžena ruka patrijarhata i nova barijera političkog učešća
Danijela Darmanović, fotografija
Dhuna digjitale ndaj grave në politikë është një zgjatim i patriarkatit dhe një pengesë e re për pjesëmarrjen politike
viber_slika_2026-03-02_13-17-59-376
Shkëmbimi kulturor i nxënësve të shkollave të mesme në Plavë në shënjë të dialogut ndërkulturor
FOTO 1-4
U mbajt një takim konsultativ me qëllim përmirësimin e pozitës së të rinjve në Mal të Zi

Kërko