Aleanca Qytetare ka ndarë sot çmimet për tri tregimet/reportazhet më të mira gazetareske me temë shembuj pozitive të nderkulturalitetit në Mal të Zi. Në konkursin, i cili ishte i hapur deri më 3 mars 2026, kanë arritur tetë punime. Dallueshmëria dhe cilësia e tregimeve të paraqitura dëshmojnë për një nivel të lartë përkushtimi profesional dhe shoqëror të gazetareve dhe gazetarëve, si dhe për rëndësinë e promovimit të temave që nxisin mirëkuptimin, respektin dhe bashkësinë në shoqërinë malazeze.
Tregimet/reportazhet e tre më të mirat që u shpërblyen janë:
- Çmimi i parë iu dha Munevera Sutoviq për reportazhin “Mera Kurbadoviq Kuç”: Heroina e harruar e rajonit të Rozhajës”, i transmetuar në Radio Televizionin e Rozhajës (https://www.youtube.com/watch?v=SQfhwri5MuY).
- Çmimi i dytë iu dha Svetlana Mandiq për reportazhin “Njëri – tjetrit jemi vëllezër”, i publikuar në portalin e RTNK (https://www.youtube.com/watch?v=OeRFF73ejBA).
- Çmimi i tretë iu dha Sanja Çavor për tregimin “Dy temjanorë për një shpirt të qytetit – vertikala shpirtërore e bashkësisë së Kotorit”, i publikuar në portalin Radio Kotor (https://radiokotor.info/clanak/drustvo/dvije-kadionice-za-jednu-du%C5%A0u-grada-duhovna-vertikala-kotorskog-zajedni%C5%A0tva/2).
Aleanca Qytetare u uron fitueseve të çmimeve dhe falënderon të gjithë gazetarët dhe gazetaret që morën pjesë në konkurs. Veçanërisht, ne inkurajojmë profesionistët e mediave që edhe në periudhën e ardhshme të vazhdojnë të promovojnë përmes tregimeve dhe reportazheve të tyre shembuj pozitivë të ndërkulturalitetit, duke kontribuar në ndërtimin e një shoqërie më tolerante dhe më gjithëpërfshirëse në Mal të Zi.
Konkursi u realizua në kuadër të projektit “Pakicat, e kaluara dhe e ardhmja: mësime për gjeneratën e re”, të cilin Aleanca Qytetare e zbatojnë me mbështetjen e Fondit për mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të pakicave.




