Na kontaktoni!

+382 20 513 687

Search
Close this search box.

Aleanca Qytetare dhe Ministria e Ekologjisë, Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Zhvillimit të Veriut nënshkruan një Memorandum bashkëpunimi me qëllim përmbushjen e detyrimeve nga Kapitulli 27

Aleanca Qytetare dhe Ministria e Ekologjisë, Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Zhvillimit të Veriut kanë nënshkruar një Memorandum bashkëpunimi, me të cilin vendoset një kornizë partneriteti për veprim të përbashkët në fushën e mbrojtes së mjedisit dhe zhvillimit të qëndrueshëm, me fokus të veçantë në kontributin ndaj procesit të integrimeve evropiane të Malit të Zi dhe përmbushjen e detyrimeve nga Kapitulli 27 – Mjedisi dhe ndryshimet klimatike.

Memorandumi njeh rëndësinë e lidhjes ndërmjet institucioneve dhe shoqërisë civile me qëllim zbatimin më efikas të masave të përcaktuara në Hartën e rrugës për përmbushjën e kritereve përfundimtare në kuader të kapitullit 27, si dhe nevojën për forcimin e kapaciteteve të vendimmarrësve dhe aktorëve të tjerë relevantë në këtë fushë.

Një kontribut të veçantë Aleanca Qytetare do ta japë përmes programeve dhe rrjeteve të saj shumëvjeçare, duke përfshirë Shkollën e Studimeve Politike, Grupin e Gjelbër Parlamentar, rrjetin e klubeve të këshilltareve gra dhe Akademinë për Gratë në Politikë, të cilat do të shërbejnë si platforma për edukim, dialog dhe inicimin e politikave publike në fushën e mbrojtjes së mjedisit dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

Fokus shtesë do t’i kushtohet avancimit të barazisë gjinore dhe forcimit të pjesëmarrjes së grave në proceset e vendimmarjes, veçanërisht në fushat që lidhen me mbrojtjen e mjedisit dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

Galeri

Shpërndajeni në rrjetet sociale

Lajmet e fundit

Vizual
Aleanca Qytetare përmes Shkollës së Studimeve Politike forcon dialogun rajonal mbi Agjendën e Gjelbër
Milan Radović
Drejtoria e Policisë ndërpreu mbikëqyrjen civile mbi veprimet e zyrtarëve policorë ndaj personave të privuar nga liria
9.7
Në Kuvendin e Malit të Zi u hapën ekspozita me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit dhe Shënimit të Gjenocidit në Srebrenicë
klapuh-web
Aktgjykimi i parë për krime lufte në Mal të Zi ende pa një epilog të plotë
Danijela Darmanović, fotografija 3
ASK të përmirësojë raportimin për para për organizatat e grave në subjektet politike

Kërko