Na kontaktoni!

+382 20 513 687

Search
Close this search box.

Të drejtat formale pa rëndësi thelbësore për familjet e viktimave civile të luftës

Aleanca Qytetare shpreh shqetësim të thellë për rregullimin joadekuat të të drejtave të familjeve të viktimave civile të luftës në Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen e veteranëve dhe invalidëve të luftës. Ky projektligj, i cili u miratua nga Qeveria më 28 dhjetor në një seancë telefonike, paraqet një hap serioz prapa në sigurimin e drejtësisë për të gjitha viktimat e luftës dhe familjet e tyre.

Aleanca Qytetare përgëzon implementimin e institutit të viktimave civile të luftës, i cili gjithashtu paraqet një hap të rëndësishëm drejt njohjes formale të të drejtave të tyre. Megjithatë, ne paralajmërojmë se ky institut nuk do të ketë vlerë reale nëse të drejtat mbesin të kufizuara ose të vështira për t’u realizuar, siç sugjeron Projektligji aktual. Thelbi nuk është vetëm implementimi formal i të drejtave, por zbatimi i tyre që përmirëson realisht pozitën e viktimave dhe familjeve të tyre. Edhe pse janë propozuar disa përmirësime, si zgjerimi i statusit të viktimave civile të luftës për individët që kanë pësuar jashtë territorit të Malit të Zi, Projektligji ende përmban kufizime serioze.

Ky Projektligj parashikon zyrtarisht një sërë të drejtash për familjet e viktimave civile të luftës, duke përfshirë të drejtën për ndihmë dhe rritjen e ndihmës të invaliditetit, ndihmë financiare për sigurimin material, kujdes shëndetësore, privilegje në transport dhe mbulimin e shpenzimeve të varrimit. Megjithatë, e drejta për ndihmë invaliditeti familjar në fakt kufizohet vetëm për të vejat dhe prindërit e civilëve të vrarë ose të zhdukur, ndërkohë që është praktikisht e paarritshme për anëtarët e tjerë të familjes, si fëmijët, vëllezërit dhe motrat. Kjo zgjidhje ligjore injoron nevojat reale të familjes së gjerë të prekur drejtpërdrejt nga humbjet dhe nuk përfshin të gjitha kategoritë që kanë pësuar pasoja të rënda social-ekonomike për shkak të vuajtjeve të luftës.

Për më tepër, kufizimi sipas të cilit vetëm fëmijët e viktimave civile të luftës nën moshën 26 vjeç kanë të drejtën e kompensimit financiar, me kusht që ata të studiojnë në mënyrë aktive, nuk e merr parasysh realitetin. Kanë kaluar tre dekada nga lufta dhe shumë familjarë e kanë kaluar tashmë këtë prag moshe, ndonëse ende mbajnë barrën e humbjeve nga ajo periudhë. Me fjalë të tjera, një kufizim i tillë përjashton anëtarët e rritur të familjes, jetët e të cilëve janë prekur përjetësisht nga pasojat e luftës. Kjo anashkalon më tej situatën reale në të cilën ndodhen këto familje sot.

Po aq problematike është edhe vendosja e kushteve të shtetësisë malazeze për ushtrimin e të drejtave, e cila përjashton padrejtësisht viktimat që nuk kishin nënshtetësi malazeze në kohën e pësimit së tyre. Kjo dispozitë jo vetëm që diskriminon viktimat në bazë të kritereve formale, por edhe pengon realizimin e të drejtave nga anëtarët e familjeve të viktimave civile të luftës që sot janë shtetas malazezë, por ligji nuk i njeh si të tillë. Në këtë mënyrë ligji thellon më tej padrejtësinë ndaj familjeve që kanë pësuar humbje të mëdha dhe vështirëson qasjen e tyre në të drejtat dhe mbrojtjen themelore.

Aleanca Qytetare apelon për ndryshime gjithëpërfshirëse dhe ndryshime të drejta të ligjit, në mënyrë që të gjithë anëtarët e familjeve të viktimave civile të luftës të mund të realizojnë të drejtat e tyre. Reforma e ligjit duhet të bazohet në parimet e drejtësisë, barazisë dhe pajtimit, gjë që do të krijonte kushtet për një përballje më efikase me të kaluarën dhe do të ofronte një satisfaksion për viktimat.

Ftojmë Qeverisë që përmes një debati të hapur publik ta përmirësojë Projektligjin, duke respektuar zërin e familjeve dhe përfaqësuesve të viktimave, sepse ata i kuptojnë më së miri nevojat dhe sfidat reale. Vetëm në këtë mënyrë ligji mund të bëhet mjet efektiv për pajtimin dhe mbrojtjen e atyre që kanë vuajtur më shumë.

 

Shpërndajeni në rrjetet sociale

Lajmet e fundit

logo GA-za fb
Të drejtat formale pa rëndësi thelbësore për familjet e viktimave civile të luftës
zajednička foto
Certifikatat e dorëzuara për pjesëmarrësit e Akademisë së parë për Gratë në Politikë
Baner, Bijelo Polje
”Njeriu që nuk mundi të heshtte” – rikujtim se duhet të mbrojmë drejtësinë dhe të vërtetën në çdo hap
Vizual-2
KUJTOJMË VJETORIN E VDEKJES SË SRĐAN ALEKSIĆ
Vizual-1
TENDI BRENGOSËS I RRITJES SË NUMRIT TË VEPRIMEVE TË PALIGJSHME NGA PUNONJËSIT E POLICISË

Kërko