Mali i Zi është një shoqëri civile dhe demokratike e bazuar në sundimin e ligjit, një anëtare e plotë e Bashkimit Evropian. Mali i Zi po zhvillohet si një shoqëri e qytetarëve aktiv dhe të informuar, ndërsa institucionet shtetërore funksionojnë në përputhje me regulloret pozitive të legjislacionit në fuqi, me qëllim të arritjes së interesit publik..
Aleance Qytetare (AQ) në mënyrë efikase dhe kualitative kontribuon në krijimin e një shoqërie civile demokratike duke fuqizuar kapacitetet dhe mbështetjen për nismat e qytatarëve, mbrojtjen dhe promovimi n e të drejtave të njeriut dhe kontrollin e punës së institucioneve shtetërore.
E vërteta, drejtësia, paqja, toleranca, përgjegjësia, barazia, puna në grup, aktivizmi, transparenca, mësimi i vazhdueshëm dhe bashkëpunimi janë vlerat themelore për të cilat ne përpiqemi për të përmirësuar cilësinë e jetës dhe për të krijuar një mjedis të qëndrueshëm për brezat e ardhshëm.
Pas viteve të luftës dhe shpërbërjes së ish-Jugosllavisë, ndryshimet gjat tranzicionit në administratën publike dhe në sistemin e drejtësisë janë shpesh të lidhura me procedurat e komplikuara joefikase, mungesën e transparencës dhe përgjegjsisë ndaj qytetarëve të thjesht, si përdoruesit kryesore të shërbimeve të tyre. Pothuajse një dekadë, tonë aktivistët kanë qenë mbështetës qytetarëve në luftën për të drejtat e tyre civile dhe njerëzore, duke ndihmuar ata në tejkalimin e problemeve për arsye të bashkëpunimit të dobët institucional dhe interpretimeve të normave ligjore të papërshtatshme, si dhe vonesës apo mungesës së përgjegjsisë të disa zyrtarëve shtetërorë.